Në këtë mënyrë, megjithëse nuk i ka mbetur çështja e ndonjë dijetari pa zgjidhur, prapë duke e quajtur veten si nxënës, deri tani nuk kemi mundur që ta bindim që të veshë petkun e dijetarëve. Molla Saidi është ai që mban vlerat e besnikërisë ndaj bamirësisë së madhe të Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe vazhdimisht me sinqeritet i dërgon përshëndetje dhe është lutës ndaj tij. Atë, e ka edukuar Zoti me bindshmëri ndaj Tij. Mendimi im i ulët në këtë mënyrë është se nga krahinat kurde, nga dijetarët që janë përgëzuar me ardhjen tek porta e mëshirës suaj, Molla Saidi nga të gjithë është me moralin më të mirë dhe me bindshmërinë tek personaliteti i juaj i lartë dhe me adhurim është një person i devotshëm ndaj Krijuesit të gjithësisë. Për këtë arsye ky person më shumë se të gjithë, e meriton lehtësinë për kryerjen e punës së tij që përpiqet për muslimanët. Me plotësimin e kërkesës së këtij personi do të meritoni nder deri në ditën e kiametit, nga të gjithë muslimanët dhe veçanërisht nga populli kurd33. Ky është shkaku që na shtyri t’i hyjmë këtij guximi dhe përsëri jemi të bindur se urdhëri është i juaji që jeni sulltan dhe zëvendës i të Dërguarit të All-llahut (xh.sh.).
Prefekti i Bitlisit, Tahiri.
“16.11.1907, vula, nënshkrimi”34
Tahir Pasha Shkodran
Valiu (prefekti) i qytetit të Vanit dhe Bitlisit. Tahir Pashë Shkodrani duke parë inteligjencën e Bediuzzamanit e ka nderuar shumë atë.
Burimet e datës së ardhjes së Bediuzzamanit në Stamboll35, konstatojnë se janë në momentin kur ai ka ngritur kokën nga shkencat e larta, për t’u kthyer në dituritë e pastra të Kur`anit famëlartë dhe ka marrë pozitën si shërbëtor i Kur`anit, d.m.th. nga muajt e fundit të vitit 1907.36
Bediuzzamani, kur erdhi në Stamboll, për të tërhequr vëmendjen e sulltanit dhe të stambollinjve mbi gradën e dijes së kurdëve nuk ndërroi formën e veshjes kombëtare dhe në këtë mënyrë paraqiti lutjen për të kërkuar ndihmë, që në qendrën e krahinës kurde, të ndërtohet një universitet me emrin Medresetu’z-Zehra. Kudo që shkonte njerëzit mbeteshin të mahnitur, duke mos mundur të sjellin paralelizma mes veshjes së Saidit me diturinë e tij gjeniale. Në rastin e parë bëri një lutje me këto fjalë:
“Krahina e kurdëve në sundimin e Perandorisë Osmane, është një bazë e rëndësishme dhe megjithëse për gjendjen e tyre shteti ka dijeni, përsëri rreth shërbimit të diturisë së amshueshme do t’u sqaroj disa kërkesa të mia. Qytetet dhe fshatrat e popullit kurd, në këtë shekull të përparimit, së bashku me vëllezërit e tjerë, në garën e qytetërimit edhe ata kanë marrë pjesën e tyre që u takon. Duke ju falenderuar për këtë ndihmë, për ndërtimin e shkollave që keni bërë deri tani, mjerisht perandoria nga shkaku se është përhapur në tërë botën, arsimi po bën dobi vetëm në ata fëmijë që dijnë gjuhën turke, por bijtë e kurdëve nuk e zotërojnë gjuhën turke dhe kështu për ta vetëm medresetë janë burimi i përparimit, por edhe shumica e arsimtarëve nuk e dinë gjuhën kurde. Fëmijët e kurdëve po mbesin të vobektë ndaj diturisë së shkencave. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se ftesë për prapambetje dhe zakonisht bëhet shkak që të duartrokasin ardhjen e shteteve të huaja. Ky është edhe shkaku i mospërparimit dhe i qëndrimit vetëm në imitim. Në këtë mënyrë ka mundësi që të përballoheni me dyshime. Më parë popujt e tjerë të cilët kanë qenë nën popullin kurd, tani i kanë tejkaluar kurdët tanë, duke mbetur pa shkencat fizike. Këto pika të cilat i rradhita si më sipër, bëhen shkak që në të ardhmen të bëhet ndonjë luftë dhe për ata që mendojnë gjatë kjo është një shkatërrim.