Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 44
(1-182)

Shpëtimi prej këtij problemi bëhet me një punë shembullore që ta kenë lakmi edhe të tjerët, prandaj kërkoj që në zonën e kurdëve, të ndërtohen tre medrese, që aty të marrin mësimin e fesë së bashku me atë të shkencave.

Në këto medrese të hapen edhe vende ku të bëhet edhe praktika, të ketë kapacitetin minimum 50 nxënës dhe mbështetja e tyre të bëhet nga ana e shtetit. Kjo bëhet shembull për gjallërimin edhe të disa medreseve të tjera. Kështu fizikisht dhe shpirtërisht bëhët shkak përparimi edhe për krahinat kurde. Vetëm në këtë mënyrë merret kultura e duhur. Ky është edhe shkak bashkimi, sepse me përçarjet e brendshme, është duke u dëmtuar shteti. Shkolla që kërkoj ka një arsye mjaft të madhe për t’u realizuar, që shteti forcën jo ta shpenzojë për paqen e brendshme, por ndaj armiqve të jashtëm. Populli ynë vetëm në këtë mënyrë mund të përparojë, duke i treguar atyre virtytet e vyera që mbart në dijet e tij, duke sqaruar kështu drejtësinë e tij të qytetërimit.”37

Ja pra Bediuzzamani ka parë se muslimanët mosdijen e kanë armikun më të madh. Dhe zgjidhja e këtij problemi realizohet duke dhënë mësimin e fesë së bashku më ato të shkencave, duke bërë kështu të ditur pikëpamjen e tij.

Gjatë udhëtimit ka vizituar një medrese, një nxënës i së cilës thotë kështu: Një ditë në medresenë tonë erdhi një i ri 22 vjeçar me fytyrë ngjyrë gruri. Në këmbët e tij kishte çizme, në kokën e tij një fes dhe në brez mbante një thikë. Mësuesi ynë u ngrit në këmbë dhe iu drejtua:

“Eja Molla Said efendi” dhe i tregoi vendin për t’u ulur, duke e respektuar jashtëzakonisht. Gjatë bisedës, e pyet se për çfarë po shkonte në Stamboll. Përgjigjja e tij ishte e tillë:

- Unë jam duke shëtitur Anadollin për të hetuar më afër gjendjen e atdheut. Po shkoj në Stamboll që të takohem personalisht me sulltanin, për t’i paraqitur mendimin tim që të vendosin nëpër shkollat e shkencave mësimin fetar dhe nëpër medrese mësimin e shkencave.”

Mësuesi ynë e pyeti përsëri:

- Çfarë dobie ka Molla Said? Molla Saidi:

- Kur bëhet arsimi në këtë mënyrë ata që mbrojnë shkollën nuk bëhen të pa fe dhe nxënësit e medreseve shpëtojnë nga fanatizmi.38

a) Një shpallje interesante në hotelin “Shekerxhi”

Bediuzzamani për t’i tërhequr vëmendjen padishahut (sulltanit), shtetit, teologëve dhe dijetarëvë të shkencës, në mënyrë që të shohin se çfarë niveli diturie kanë njerëzit e krahinave lindore, ka marrë një dhomë në hotel dhe i thërret të diskutojnë e të debatojnë për çështje të çdo diturie, të gjithë dijetarët, nxënësit, politikanët dhe ushtarakët. Në derën e dhomës varej një shpallje e tillë:

“Nga njerëzit e shkollave laike dhe fetare, nga filozofët, fetarët dhe afetarët, mund të pyesin nga unë pyetje nga çdo dije dhe shkencë. Pyetja nga ju, përgjigjja nga unë.... por unë nuk i bëj pyetje askujt.”

Pas kësaj shpalljeje të çuditshme, Bediuzzamani mbeti nën turrën dhe sulmin e shumë dijetarëve dhe nxënësve, por ai asnjë pyetje nuk e la pa iu përgjigjur.39 Njërën prej pyetjeve kur ishte i internuar në Emirdağ na e tregon kështu: “Një vit pas lirisë në Stamboll sheh Bahid efendiu, rektor i Universitetit El Ez’her në Kajro e pyet Saidin40:

Nuk ka ze