Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 24
(1-182)

“Veprat po lexohen dhe po pëlqehen shumë në Rusi. Çdo ditë rritet numri i atyre që po bëjnë dobi prej këtyre librave. Po vërtetohet fjala e Nursiut e thënë para 50 vjetëve: ‘Rusia nuk mund të qëndrojë pa fe, por edhe nuk mund të kthehet në kristianizëm. Ajo do t’i mështetet vetëm Kur’anit.’

Dëshiroj që edhe në Rusi të bëhet një simpozium i tillë.”

Ibrahim Maracoglu

Univ. i Siberisë

“Është e detyrueshme që të kesh dije mbi Risale-i Nurin, në mënyrë që të studiosh komunitetet muslimane në Amerikën e Veriut. U takova me një prift të Forcave Detare Amerikane, i cili më tha se i kishte lexuar librat e Nursiut. Risale-i Nur po ndriçon tej ditëve tona.”

Prof. Yvonne Haddad Yazbeck

Georgetown Univ. Sh.B.A.

“Marrja në dorë e veprave të një dijetari islam të Turqisë, nga studiues të të gjitha vendeve të botës, me pikëpamjet e ndryshme të tyre, vjen nga karakteri shumëngjyrësh dhe thirrës ndaj të gjithëve, i këtyre veprave.”

Bekim Agai


Univ. Bochum, Gjermani (me origjinë shqiptare)

Zëvendës Rektori i Universitetit Islam të Rotterdamit në Hollandë, Abdulhalim Ewis, kundërshtoi ata që deklaruan Nursiun si mjeshtri i misticizmit, sufi. “Ai është dijetari më i madh (muxhedditi) i këtij shekulli”,- tha ndër të tjera ai.

“Nursiu duke iu mbështetur Kur’anit, në veprat e tij nuk ka bërë fjalë vetëm për fenë, por ka qëndruar mbi shumë tema. Ka bërë të mundur të kuptojnë marrëdhëniet midis Krijuesit dhe krijesave.”

Prof. Dr. Imtiyaz Yusuf

Univ. Princle Songkla, Tailandë

Kurse Prof. Dr. Abdulwehab Boukhelkal nga Algjeria, bëri të ditur se Nursiu me argumente nga Kur’ani, i shtyn njerëzit drejt shkencës dhe teknologjisë...

Simpoziumi i gjashtë u mbajt në shtator të 2002, me temë “Globalizimi dhe etika nën dritën e Risale-i Nurit”.42 Dita e parë u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Stamboll me pjesëmarrjen e më shumë se 10.000 vetëve. Kryetari i Bashkisë së Stambollit në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje vlerat edukative të këtij simpoziumi. Simpoziumet zhvillohen në tre gjuhë; turqisht, arabisht dhe anglisht.

Trajtimi i temës tashmë më të përfolur “globalizmi” ishte një trajtim i lartë shkencor, fetar e filozofik.

Ja fjalët e disa prej pjesëmarrësve:

“Said Nursiu e ka parë Islamin të cënuar nga globalizmi i perëndimit dhe i materializmit. Nursiu për t’u mbrojtur nga një cënim i tillë, ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë muslimanëve të botës dhe gjithashtu nuk e ka pranuar në asnjë mënyrë nacionalizmin (me bazë racizmin). Kur e mendojmë islamin si një fe botërore, ky është një mendim me vend.”

Prof. Dr. Oliver Leaman

Kentucky University, Sh.B.A.

Nuk ka ze