Lëvizja e Bediuzzaman Said Nursiut është një lëvizje e gjerë. Ai është një model shembullor edhe për muslimanët e vendeve të tjera në lidhje me temat e zhvillimit dhe rinovimit. Sepse Bediuzzamani është një prijës shembull në pikëpamjen e lidhjes me zbatimet e jetës së Hz. Muhammedit (a.s.m.). Metoda e Bediuzzamanit nuk është vetëm për disa popuj dhe shtete të caktuara, përkundrazi ajo është një metodë që mund t’i përgjigjet nevojave të secilit komb dhe shteti. Sepse ai mban vlerat e metodës së Kur’anit famëlartë që është i parashtruar në sunnet të Pejgamberit (a.s.m.) dhe në jetën e sahabeve të tij.38
Dr. Hasan Abbas Zeki
Shërbimet e besimit dhe politika
Në çdo vend ku bëhet temë shërbimi ndaj besimit, politika ia turbullon mendjen njerëzve, duke hedhur dyshime se ky shërbim a ka kontakt me politikën apo jo. Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka dalur shumë qartë në shesh në jetën e Bediuzzamanit, ku do ta vërejmë edhe në deklaratat e vyera të dijetarëve të famshëm të botës islame, si p.sh. të Said Ramazan El-Butiut:
“Zoti e mëshiroftë Bediuzzamanin. Duke përfituar prova nga fraksione të polikës që bëjnë lojra të ndryshme rreth vetes, ai ia tërheq vëmendjen nxënësve të tij në këtë pikë: Ndërtimi i një ndërtesë islame me një sinqeritet të plotë për t’i ftuar njerëzit në rrugën e All-llahut dhe tek muslimanët për të sjellur dashurinë e fesë islame, ka lidhje me mosrënien pre e politikës, moshyrjen në centrifugën e saj dhe mosmarrja pjesë në një grup duke u bërë kundërshtar i të tjerëve.
Pra pas gjithë këtyre provave dhe vuajtjeve të vështira, Bediuzzamani rezultatin e pastër e ka nxjerrë në këtë mënyrë: “Unë padyshim theksoj se në popullin arab apo në popujt e tjerë muslimanë, është i ditur përfundimi i atyre që janë përzier me politikë.
Shumica e grupeve që kanë dalë në emër të shërbimit islam kanë rënë në batakun e politikës. Bediuzzamani na këshillon që të jemi të kujdesshëm, sepse politika i ka detyruar të bashkohen me ato fraksione që nuk kanë qëllim tjetër përveçse partinë e vet dhe politikën e kanë mjet lëvizje dhe qëllim kryesor. Provat po na tregojnë se pas një farë kohe e hedhin poshtë mendimin e thirrjes në islam. Në fillim duke menduar se politika i ndihmon shërbimit të fesë dhe rrugës së All-llahut (xh.sh.), në momnetin që i rrezikohet karrika, fillojnë që të luhaten e të ndeshen për pushtet. Për arsye se përkrahën këto rrugë të gabuara, bënë marrëveshje me njerëz të ndryshëm për të forcuar luftën ndaj të tjerëve. Por në qoftë se pyesni se cili është rezultati, mund t’ju them këtë se, mbeti e pavlerë fjala e atyre që premtuan se do ta njoftojnë Zotin dhe do ta tregojnë fenë e Tij. Mjerisht këtë zbrazëtirë e plotësuan misionerët, rrugaçët dhe ata që mbanin qëllime të këqija.