Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 18
(1-182)

Megjithë këto Risale-i Nur duke dhënë dituri nga universi, nuk tregon si një libër matematike apo fizike. Ai qëllimin e parë e ka që duke bërë temë nga një mjeshtëri, të njoftojë mjeshtrin e saj. Ai duke bërë komentin e gjithësisë, materjen nuk e tregon për veten e tij por mundohet ta njoftojë Krijuesin e saj, tek krijesa që punohen ato punë, ta kuptosh se nuk rrjedhin nga funksioni i punonjësit.29

Prof.Dr. Dale F. Eickelman

Bediuzzamani në të gjitha veprat e tij pason një metodë që nga e pakta tek e shumta, nga e përkohshmja tek e përjetshmja dhe nga e dukshmja, të tregon atë që nuk duket... Pra të gjithë ndryshimet, kundërshtimet dhe mospajtimet i bashkon në ekzistencën e atyre që janë krijuar për një qëllim dhe i bashkon tek mosrastësia. Në këtë mënyrë ky zotëri, pra njeriu është një urë që nga e kaluara zgjatet në të ardhmen dhe i gjithë universi për të është një lëmoshë kënaqësie dhe kjo jetë e përditshme është një shans për të fituar botën e përjetshme.30

Prof. Dr. Imaduddin Halil

Risale-i Nur dhe mendimet e evropianëve

Në këtë temë ku janë bërë hulumtimet, rezultati është i atillë që për t’ua treguar fenë islame evropianëve, Risale-i Nur mban vlerë superiore. Në qoftë se duhet të japim shembull, përfundimi është i këtillë:

1- Risale-i Nur si një komentues i Kur’anit është duke treguar mesazhin ndërkombëtar dhe gjithnjë mesazhet e tij janë për të gjithë njerëzimin, ku ai përherë është duke parashtruar.

2- Duke kritikuar ‘qytetërimin’ evropian, sulmin ia drejton Evropës, për arsye se nga ateizmi, devijimi dhe plotësimi i veseve epshore edhe vetë evropianët kanë marrë plagë të thella dhe vazhdimisht po ankohen. Në këtë pikë Bediuzzamanit thotë: ”Mos më keqkuptoni se unë evropianët i ndaj në dy degë: njëra duke marrë frymëzimin nga feja e vërtetë e Hz. Isasë, që me zërat e dobishëm dhe me drejtësinë e vërtetë i shërben popullit dhe është në dobi të njerëzve, duke pasuar shkencat. Kësaj Evropës së parë nuk i përgjigjem. Por sigurisht që i përgjigjem asaj Evrope të prishur që me errësirën e filozofisë materialiste dhe me abuzimet e qytetërimit, devijimin na e paraqet si përmirësim, duke e futur njerëzimin në parrugëdalje.31

3- Risale-i Nur merr vlerë aty kur i paraqitet mendjes dhe njeriut për t’i bindur me shembuj e argumente nga jeta materiale.

Nuk ka ze