Së dyti të gjithë politikanët që titulloheshin shërbëtorë të fesë, u bashkuan me politikanët profesionistë dhe në këtë mënyrë bashkëvepruan në rrugën e politikës me metodën e tyre duke u zier në një kazan. Rezultati i saj, politikanët profesionistë dhe shumë të tjerë që u munduan për liderin qeveritar, morën vend në radhën e atyre që gjoja përpiqeshin për islam dhe në këtë mënyrë ata sollën interesa të ndryshme. Këto njerëz për të arritur qëllimet e tyre, islamin e bënë maskë për vete. Për të bërë sukses në punën e tyre ecën me metoda të përbashkëta. Pastaj me maskën islame puna e tyre lehtësohej shumë. Radhët u përzien, u bashkua tradhëtari me të drejtën, e në atë gjendje erdhi një moment ku e vërteta nuk dallohej nga e shtrembëta, e pastaj shumica e popullit e humbi vetëdijen që të njohë të drejtën.
Përfundimi i tretë ndodhi kështu: “Këto grupe islame nuk vlejnë vetëm se të ngatërrojnë punë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e grupeve të tyre partiake, të bëjnë përçarje, t’i bëjnë dëm më tepër se gjysmës së popullit, të trembin ata që janë të pafajshëm, kurse punët e veta i shohin si të sakta. Bediuzzamani duke u mbështetur në fenë islame ka thënë se: “Asnjë i pafajshëm nuk ngarkohet me fajin e tjetrit” dhe “largimi i të këqijave parapëlqehet ndaj kryerjes së punëve të mira”. Këto janë nga principet islame.
Pastaj të gjitha këto përfundime na sjellin në këtë rezultat: Përpara këtyre personave, rruga për të themeluar një shoqëri islame u mbyll. Biles humnera mes tyre u thellua edhe më tepër, pengesat u shtuan disa herë më tepër. Për këte arsye asnjë i paditur nuk mund t’i garantojë asnjë dije, as liderët nuk mund të përfitojnë besën se me të vërtetë sinqerisht mundohen t’i shërbejnë fesë islame. Përkundrazi nga grupet e tyre megjithë intrigat që bëjnë për të fshehur qëllimin e vërtetë të tyre, vihet re qartazi se janë të dashuruar pas një karrikeje dhe posti drejtues. Pra këto grupe të ashtuquajtur islamikë, askënd nuk mund ta bindin se në këtë mënyrë janë të sinqertë që të ftojnë tek porta e All-llahut për të bërë adhurim. Sepse kush mundohet në faqen e dheut që të bëjë ngatërresa e të dëmtojë interesat e njerëzve dhe të mosvlerësojë jetën e njerëzve të pafajshëm, ata le ta dinë mirë se këto vepra të tyre të papëlqyera, në zemrat e tyre nuk lënë fare dritë sinqeriteti. Tek këto politikanë të tillë me ç’fytyrë paraqiten, e kanë të pamundur të ruajnë dëshirën e të adhuruarit të Zotit xh.xh..
Pastaj rezultatin e pahijshëm të tyre e mbështesin tek feja islame që është larg tyre. Si shembull, gjoja se në fenë islame kishte vend për terrorizmin dhe se feja përkrahte anarshizmin për interesin e ndonjë personi apo grupeve të caktuara, kishte leje ta sakrifikonte shumicën apo interesat e të gjithë popullit. Fraksionet apo shtetet e ndryshme të botës që mundohen të nxjerrin armiqësi dhe ngatërresa në popull, këtë e vlerësuan si një shans të artë, këtë shpifje ditë për ditë e frynë së tepërmi, e përhapën atë me propaganda dhe në këtë rrugë mobilizuan të gjitha organet e shtypit dhe të radio-televizionit.
Në këtë mënyrë gjithçka filloi të rrotullohej dollap kundër islamit. Nga këto vazhdimisht rrjedhën dëme të mëdha. Me veprimtarinë e këtyre shumë njerëz u prishën dhe disa nuk mundën ta mbrojnë pastërtinë e zemrës. Mesazhi i pastër i islamit u mbulua me errësirë, e në këtë mënyrë islami iu ftoh atyre jomuslimanëve që donin të mësonin për islamin dhe që kishin lidhur shpresa të mëdha tek principet dhe normat e tij. Shkak për këtë u bënë një numër i madh anëtarësh injorantë të islamit.” Nga këto konstatime negative, mund të shpëtohet me anë të metodës që ka nxjerrë në pah Risale-i Nur.