Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 13
(1-182)

Përgjigjen e pyetjes se cila është arsyeja që Bediuzzamani i ka kushtuar kaq rëndësi kësaj çështjeje, mund ta gjeni atëherë kur të hulumtoni jetën e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe kur ta hetoni se si është përhapur kjo fe nëpër botë. Themeli i jetës së Pejgamberit (a.s.m.), mbështetet tek besimi dhe të gjitha veprat e tij grumbullohen në themelet e besimit. Ardhja e fesë islame ka filluar duke ftuar njerëzit në besim dhe në këtë mënyrë ajo është përhapur nëpër të gjithë botën. Njëlloj edhe mësuesi Bediuzzaman e ka kuptuar gjendjen e vështirë të shekullit tonë, që besimi është dobësuar shumë dhe për këtë arsye Nursiu tërë kohën e ka kaluar duke i dhënë rëndësi besimit dhe argumenteve të besimit, sepse besimi është një dylbi që njeriut ia tregon anën e bukur të të vërtetave dhe njëkohësisht është edhe një dritare që ia tregon njeriut botërat jetësore.17

Prof. Dr. Ahmed Abdurrahim Es-Sajih

Vepra e Bediuzzamanit për këtë është një përgjigje si jo më mirë. Ata që i kanë lexuar mendimet e Bediuzzamanit mbi besimin në teuhid (njësimin e Zotit (xh.sh.) si Një dhe i Vetëm), do të shohin se këto të vërteta duke ia bindur zemrës dhe mendjes, ai ka ndërtuar njeriun e ri. Në hijen e tregimeve nga “Fjala e parë” deri tek e “tridhjetë e treta”, në veprat e Bediuzzamanit njeriu, universin dhe veten do ta ndjejë krejtësisht në qendër të gjithësisë. Atëherë do ta kuptoni më mirë se Kur´ani është një mesazh për të. Ja pra me tregimet e Bediuzzamanit, njeriu do t’i kuptojë më mirë dy librat e All-llahut (Kur’anin që e lexojmë dhe gjithësinë që e sodisim). Tani për këtë arsye në Përmbledhjen e Risale-i Nurit vazhdimisht kur hulumtohet e vërteta e krijimit dhe e Krijuesit, atëherë kuptohet se aq sa vlen drita për syrin, po aq vlejnë edhe këto vepra për mendjen. Risale-i Nur është një argument i Kur’anit. Ato nuk janë si librat e tjerë që janë prodhim i dijeve të shkrimtarit apo rezultat i diturive dhe shkencave të ndryshme. Ai nuk ka buruar prej diku tjetër përveç se nga Kur’ani. Ai nuk ka mësues tjetër përveç Kur’anit dhe nuk është nxënës i askujt përveç se i Kur’anit. Risale-i Nur ka dalur në shesh drejtpërsëdrejti nga frymëzimi i Kur’anit, duke zbritur nga qielli i tij dhe i yjeve të ajeteve të Kur’anit.

Risale-i Nur duke vërtetuar njësimin e Zotit (xh.sh.) gjithnjë ka përdorur metodën e Kur’anit. Risale-i Nur ka për qëllim që: Në zemrat e njerëzve të vendosë të vërtetat e larta, që janë brenda Kur’anit, për të bindur zemrën, për t’i pranuar me kënaqësi urdhërat e Kur’anit dhe për t’iu nënshtruar Krijuesit të gjithësisë dhe shumë qëllime të tilla si këto. Librat “Fjalët”, “Rrezet”, “Letrat” dhe “Shenjat e mrekullive”, të cilat japin një kulturë besimi të gjerë të mbështetur mbi teuhid (njësimin e Zotit), i kthejnë mendimet dhe karakterin e njeriut drejt një revolucioni mendimi. Këto libra njeriun e shtyjnë drejt rrugës së mesme, e pengojnë nga veset e këqija dhe u jep atyre përgjigjen e duhur. Ja pra nga këto vepra secili është një “Nur” (dritë), që forcën e ka marrë nga revelatat hyjnore.18

Doc. Dr. Sami Arifi Hixhazi

Nuk ka ze