Kur trashet kjo pëlhurë aq më tepër dobësohet ndikimi. Mes Kur’anit dhe popullit pëlhurat e trasha kanë shkaktuar tek muslimanët uljen e dijes islame afër zeros. Këtë sekret të zbuluar nga Bediuzzamani, në çdo pikë të veprave të tij, është një pasqyrë për të mbartur njeriun tek Kur’ani. Profesor Dilek ka thënë: “Pikësynimi i rëndësishëm i Risale-i Nurit tek njeriu është ndërtimi dhe përmirësimi i brendshëm, duke u përpjekur ta qendisë atë në thellësinë e rrënjëve jetësore, duke ndikuar shpirtin ia furnizon dhe ia hap orientimin e mendimit, duke ia garantuar bashkëpunimin e mendjes dhe të zemrës. Po qe se pyesni se çfarë ndikon ajo, ajo është një përgatitje për të arritur shndërrime të mëdha dhe të përsosura. Pra qëllimi i Risale-i Nurit është që në thellësinë e zemrës të garantojë hirën e Zotit (xh.sh.), sinqeritetin, mbështetjen tek ai, pastërtinë e veseve dhe shqisat e padukshme. Risalei-Nuri është tamam një pasqyrë e Kur’anit. Ja pra pikëpamjet e njerëzve kur kthehen drejtpërsëdrejti nga Kur’ani, duke u treguar detyrat Kur’anore, shpirtrat binden më lehtë dhe u shtohet zelli për t’u përballuar me të drejtën, në këtë mënyrë pastërtia dhe forca tërheqëse e Kur’anit e vë në lëvizje ndërgjegjen. Me anë të besimit këshillat e drejta nuk i dëgjojnë veset epshore, në këtë drejtim Kur’ani me tërë gjykimet e tij mbi veset e papëlqyera, mund të sundojë me dobinë e tij. Shërbimi i Risale-i Nurit mban forcën e aktivitetit dhe është një aksion i vazhdueshëm. Burimi i kësaj është besimi. Kështu në atë gradë që lulëzon besimi tek indivitët, po aq lulëzon edhe aksioni.”16
Problemi më i madh i këtij shekulli është edukimi i individëve, sepse po përjetohet një kohë që po sundon modernizmi dhe duke vrapuar pas tij, muslimanët kanë humbur identitetin e vet. Të gjithë njerëzit zgjidhjet e problemeve të veta mund t’i gjejnë vetëm tek veprat e Bediuzzamanit.
E dini se bashkësia muslimane është përballur me një problem më të madh, ajo është humbja e personalitetit në bazën e besimit, moralit dhe të kulturës. Shkaku i djegies së fitilit të minës së rrëzimit të muslimanëve, është zhdukja e personalitetit musliman. Tani për këtë arsye Bediuzzamani tërë fuqinë e tij e ka shpenzuar në shkrimin e Risale-i Nurit dhe në këtë mënyrë i ka nxitur edhe nxënësit e vet. Sepse Risale-i Nur është një nga udhëzuesit më të mirë të muslimanëve për të çuar tek e vërteta dhe për të lulëzuar dinamizmin e individëve. Ja pra edhe ju e dini se forca e besimit është shkak që muslimanët kanë qenë mësuesit e të gjithë botës, megjithëse janë përballuar me rreziqe dhe fatkeqësi të tmerrshme, përsëri nuk janë tërhequr fare nga idetë e veta. Për këtë arsye edhe Bediuzzamani në një formë të shkëlqyeshme ka argumentuar të vërtetat e besimit sipas inteligjencës së këtij shekulli. Said Nursiu ka vizatuar programin e tij duke shpjeguar besimin tek All-llahu (xh.sh.), melekët, librat qiellorë, ringjalljen dhe jetën e ahiretit, pejgamberët dhe në profetësinë e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Shpresojmë që në një kohë shumë të afërt, bashkësia islame do ta pranojë atë, sepse për jetën shoqërore feja islame është në vlerën e diamantit dhe kur realizohet atëherë do ta pranojë nevojën për ta zotëruar atë. Ashtu siç ka thënë edhe Bediuzzamani, në këtë botë detyra më e madhe është ta shpëtosh besimin dhe të përpiqesh t’ia forcosh atë edhe të tjerëve.