Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 9
(1-182)

...Pas Luftës së Parë Botërore Turqia ka humbur identitetin e vet. Por në periudhën e gjatë të historisë shohim se All-llahu (xh.sh.) me ata që cakton Ai, e mbron mesazhin e ligjit të Vet. Ja pra kur të hulumtojmë historinë islame nuk do të mundim të gjejmë ndonjë moment që të mos t’i dalë kush para mizorit. Në asnjë periudhë të historisë islame, muslimanët nuk janë përballuar me rryma devijuese, por janë përballë vetëm me zullumqarë që donin t’ia ndalnin zërin atyre që thonin “vraponi nga e vërteta”. A është e mundur që All-llahu i Madhëruar të mos paraqesë një trim gjenial? Gjendja e fesë islame ka vazhduar gjithmonë në këtë mënyrë. Ja pra islami ashtu siç është vendosur në themelet e patundshme të besimit dhe mbi të vërtetat e përjetshme, po ashtu ai është i ngarkuar plot jetë dhe energji. Aktivitetet e tij i përngjajnë një pusi që kurrë nuk shterret apo një miniere që nuk soset asnjëherë. Ai jo vetëm për një kohë, por ai për secilën kohë është i pëlqyeshëm. Në çdo periudhë kohore të njerëzimit, kanë ardhur njerëz të tillë që mbanin cilësi të posaçme për të plotësuar nevojat e popullit. Tani njëri nga këto është Bedıuzzaman Said Nursiu, i cili ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Turqinë Lindore. Ky person i posaçëm ka përjetuar momentet e tensionuara, kur Turqia ka kaluar nga një gjendje në një tjetër. Në këtë kohë çfarë duhet të bëjë ky person? Said Nursiu me të gjithë fuqinë e tij është përpjekur për të rikthyer vlerat e humbura, të ringjallet shpirti i fesë, besimi mbi Pejgamberin Muhammed (a.s.) si i dërguari i All-llahut, që ka ardhur për të shpëtuar njerëzimin dhe përsëri të vendoset besimi në drejtësinë e pastër të fesë islame, drejtësi që i përket të gjitha kohërave. Me këtë qëllim u përpoq t’u arrijë individëve dhe grupeve me anë të zemrës, shpirtit dhe me anë të zjarrit që i digjej përbrenda për t’i shërbyer fesë dhe kështu mori në dorë shkrimin e risaleve. Ai me metodën e tij i përngjan shumë imam Ahmed bin Abdull-llahut. Edhe ai pëlqente këtë metodë ndikuese dhe me këtë ka bërë sukses të madh, e ka shndërruar rrymën e historisë dhe të gjithë popullin e tij e ka penguar nga devijimi, për të mos shkuar në rrëzimin e hidhur, duke e çuar atdheun e vet drejt në atë anë ku zbatohen urdhërat e drejtësisë së All-llahut (xh.sh.) të dërguara me anën e profetit Muhammed (a.s.m.).9

Ebu’l Hasan En-Nedvi

Risale-i Nur ka mundur të formojë një dialog mes Kur’anit, gjithësisë dhe njerëzve bashkëkohor. Pra me këto cilësi Risale-i Nur është një shembull i veçantë.

“Risale-i Nur është e vetmja vepër e fesë islame që e paraqet gjithësinë dhe Kur’anin me atë koment dhe drejtim që ka qenë qëllimi i pejgamberit të All-llahut duke ia gjetur çaren e mjekimit, sëmundjeve të rrezikshme që sulmojnë të modernizuarit. Për këtë arsye jam i bindur se Bediuzzamani e ka merituar titullin e muxheddidit (përtëritësit) të shekullit të fundit, ardhjen e të cilëve e ka paralajmëruar vetë profeti Muhammed (a.s.m).10

Dr. Colin Turner

Nuk ka ze