Në historinë e fesë islame shumë pak janë ato që jeta e tyre i ka shkuar për hirën e Zotit (xh.sh.) dhe në dobinë e njerëzimit. Njeriu duke lexuar jetën e njerëzve të mëdhenj, aftësitë e tij përsosen. Këto persona të përsosur janë mbi të gjithë, mbi bashkësitë, grupet apo vendi. Tani edhe vetë do të dëshmoni se mendimet dhe jeta e mësuesit Bediuzzaman, është në këtë radhë. Kush ka mundur të njohë ndonjë pjesë së jetës së tij duke mbetur i habitur thotë këto fjalë: Është e padyshimtë se i përtërituri Bediuzzaman është përmirësuesi i popullit dhe jeta e tij e pashembullt ka kaluar në shërbim të fesë islame. Kush e lexon me kujdes jetën e tij do të bindet se në këtë shekull plot me stuhi, vetëm atë do ta gjeni në këmbë të palëkundur fare. Ai është bërë një llambë ndriçuese, në atë kohë ku të gjitha anët i kishte mbuluar errësira, kur Turqinë kanë dashur ta shkëpusin nga feja, ku në të kaluarën ai popull shpërndau fenë islame në tre kontinente. Trimëria e tij është shfaqur aty kur mizorëve u është përgjigjur me fjalë të ashpra plot sinqeritet. Në këtë mënyrë është formuar ky rreth i dashamirësve të pashkëpuetshëm. Kjo gjendje e Bediuzzamanit na përkujton fjalët e dijetarëve të devotshëm, ato fjalë që për udhëzuesit e rrugës së drejtë kanë qenë një dritë, por për mizorët një zjarr.5
Dr. Ahmed Halid Shukru
Vetëm Risale-i Nur njerëzve mund t’i vendosë nëpër zemra dhe ndërgjegje, këshilla që mund të jenë ndikuese nëpër të gjitha nivelet e arsimit. Kështu që në këto kohëra, këto vepra individët e shoqërisë mund t’i bëjë nga një organ i dobishëm. Risale-i Nur njerëzit duke i bërë dëgjues të All-llahut, i sjellë të meritojnë xhennetin. Medresetë e së kaluarës i ka shndërruar në botëkuptimin e sotëm në një mënyrë të përsosur, duke i pajtuar me dituritë e shkencës, ku së bashku dhe pa i dalluar, ia ka paraqitur popullit dhe ka formuar një sistem arsimor të tillë ku me modele të ndryshme ka habitur edhe ekspertët e pedogogjisë dhe për studentët të cilët kërkonin një rrugëdalje në arsim. Ai arsimin shpirtëror e ka bashkuar me atë të shkencave. Nursiu drejtpërsëdrejti pasqyron modelin e shekullit të lumtur të “darul-erkamit” të personave të famshëm të “as’habi suffa”-s. Metoda e Risale-i Nurit mban një vlerë të veçantë për edukatën e rinisë me arsim kur’anor, mangësi kjo e cila është në shesh kudo. Risale-i Nur më shumë i jep rëndësi cilësisë sesa sasisë. Arsimimi themelor i Bediuzzamanit grumbullohet në një gjë të rëndësishme, ku individët i përballë me All-llahun (xh.sh.), duke i treguar rrugën e lumturisë së kësaj jete dhe të tjetrës, ua garanton bashkim-vëllazërimin mes muslimanëve dhe me dashamirësi i shtyn të përqafojnë njëri-tjetrin.6
Prof. Dr. Adem Tatlı