Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 6
(1-182)

Ai me bindje të plotë ka dhënë sihariqe me zë të lartë, duke thënë se: “Brenda revolucioneve dhe reformave të ardhshme, zëri më i lartë do të jetë zëri i Islamit dhe i Kur’anit”. Pra në të ardhmen me siguri njerëzimi përsëri do ta kuptojë mesazhin e Kur’anit dhe do ta përqafojë atë.

Bediuzzaman Said Nursiu ka përdorur të gjitha llojet e xhihadit (fizikisht dhe shpirtërisht ndaj devijimit dhe kundërshtimit). Ai ashtu siç armiqve iu është përballur me armë, po ashtu edhe kundra veseve të mëkatshme, u ka kundërshtuar me shkrim e me fjalë dhe dyshimet e paraqitura nga mosbesimtarët dhe hipokritët ka ditur t’i shmangë. Ai ka thënë: “Arma përdoret vetëm ndaj armiqve të jashtëm, grindjet e brendshme i pëlqejnë dhe janë shanse të armiqve të fesë islame”. Sot armiqtë përballohen vetëm me shërbime shpirtërore, të cilat shndrisin mendjen e shpirtin dhe pastrojnë zemrat. Kjo përpjekje pozitive e Nursiut, pikësynimin e ka ndaj përmirësimit të rrëzimeve shpirtërore. Në këtë pikë, në vend të armëve do të flasë lapsi, dituria, logjika dhe sinqeriteti. Në ditët e sotme ka shumë dallim nga lufta e brendshme tek lufta e jashtme. Nursiu në mënyrën më të bukur, me këto fjalë na shndrit temën se si i bëhet ballë armiqve.3

Prof. Dr. Vehbe Zuhajl

Nursiu ka pasur suksese të tilla saqë brenda secilit njeri, do të gjendet një shqisë që t‘i bëhet mik atij. Ai ka risjellë të zotërojnë përsëri vlerat themelore të humbura. Me këto përpjekje dhe në saje të një shkencë të veçantë kur’anore të paarritshme, lexuesit e Nurit i ka shndërruar në një karvan frytdhënës të pashembullt.

Imam Nursiu në Turqi ka zbuluar një shkencë shprehjeje të Kur’anit, ku deri tani ajo shkencë e besimit të njësimit të Zotit (xh.sh.) vetëm nëpër disa dijetarë ka qenë si transmetim, e në këtë mënyrë mendimi i dijetarëve ka qenë në këtë drejtim, se ky besim pranohet vetëm me mend. Kështu është zhveshur nga komentimi dhe logjika e lapsi paralizohet. Por Said Nursiu jo vetëm që ka zbuluar një shkencë të paarritshme, por në përjetimin e praktikës ka mundur të japë mësimin e duhur se këto janë gjëra jetësore.

Këto vepra të besimit janë modele të nevojshme, meqë ato së pari i ka përjetuar vetë autori. Sigurisht që nga ky besim merr pjesë mendja, fillon të lëvizë zemra dhe shpirti... Me një shprehje tjetër arsimtarët për arsye se janë ndikuar nga epoka e filozofisë së thatë, në edukatën e jetës shoqërore nuk kanë mundur të bëjnë sukses. Në shekullin e fundit të zhveshur nga besimi ndaj All-llahut (xh.sh.), muslimanët nuk kanë mundur të shpëtojnë nga imoraliteti, e në këtë mënyrë nga moszbatimi i urdhërave të detyruara, kanë pasuar vagobondazhi dhe fatkeqësitë. Me pak fjalë Nursiu, sëmundjes së popujve muslimanë, me një ekspertizë të fortë ia ka vendosur diagnozën se nga rrjedh kjo sëmundje e rrezikshme dhe më pas plagët e muslimanëve i ka mjekuar me ilaçe të efektshme që burojnë nga Kur’ani Famëlartë. Në këtë mënyrë formoi një besim ndaj njësimit të All-llahut (xh.sh.) me sinqeritet, duke lëvizur në rrugë të drejtë, me sakrificë dhe plot moral, duke plotësuar një nevojë të rëndësishme me mjete të mira të jetesës.4

Prof. Dr. Muhsin Abdulhamit


Nuk ka ze