Në këtë libër do të përballeni me ngjarje të jashtëzakonshme, si p. sh. me zotërimin e një diturie të rrallë me tre muaj studime, i cili do të çonte peshë dhe do t’i vinte në lëvizje dijetarët e famshëm të çdo shkence të asaj kohe, duke ia dhënë edhe titullin Bediuzzaman (mrekullia e kohës). Madhështia e tij bëhet e qartë veçanërisht nëpër simpoziumet e organizuar në 25 vende të ndryshme, në lidhje me figurën dhe veprat e tij. Siç do ta shihni edhe në libër në lidhje me jetën e tij, Bediuzzamani ka ngrënë shumë pak, me këtë ka vërtetuar edhe fjalën e Lamartinit, i cili ka thënë “dikush ha vetëm sa për të jetuar, dikush jeton për të ngrënë”. Pozita e dikujt del në shesh edhe më mirë atëherë kur e vlerësojnë edhe njerëz të shkencave të ndryshme, studiues dhe hulumtues ku së shumti mendimet e tyre i kanë kumtuar në simpoziumet e zhvilluara gjatë viteve.
Ju përshëndes duke dëshiruar që të keni dobi nga ky libër. Prej nesh përpjekje, prej All-llahut sukses dhe udhëzim.
Shqipëruesi
HYRJE
Në fillim të shekullit XX, popujt muslimanë përjetuan disfata të mëdha. Përfaqësuesi i Islamit, Perandoria Osmane kishte kohë që ishte shkëputur nga shokët e garës. Muslimanët e ngratë e kaluan kohën vetëm duke e soditur gjendjen. Në një anë shtetet e Evropës përgatisnin projektin se si t’i coptonin vendet muslimane, nga ana tjetër plani përfshinte edhe se si të mund të zhduknin islamin, me një mjet që të mos ringjallet më kurrë. Qëllimi i Luftës së Parë Botërore, këtë e ka pasë në temën e parë, sepse akoma pa filluar lufta, ka qenë e copëtuar bashkësia e popujve muslimanë. Maroku dhe Algjeria kanë qenë të pushtuara nga ana e francezëve, Libia nga italianët, kurse Egjipti dhe Pakistani nga ana e anglezëve. Iraku dhe Siria artificialisht kanë qenë nën sundimin e Osmanëve. Kurse në të vërtetë ato kishin dalur që më parë nga dora e sundimit Osman. Borxhet e jashtme dhe marrëveshjet e mëparshme që ua kishin lidhur duart osmanllinjëve, kishte sjellë të bëhet e të dorëzohet menjëherë. Megjithë këto dobësi, për të mbrojtur kështjellën e fundit të islamit, trimat, nipërit e osmanllinjëve, duke paraqitur të gjitha vlerat, nuk rrëzuan hije ndaj sundimit të gjyshërve të pashoq, sundimi i të cilëve ka zgjatur më se 600 vjet. Por sundimi dhe gjykimi i All-llahut tregonte që mjerisht askujt nuk i mjaftonte sakrifica individuale në kohën kur është nevoja e zotërimit të çelësave të diturisë së shkencave të natyrës, e jo më t’i mjaftonte forca për të shpëtuar atdheun e dikujt. Por vetëm bota fizike nuk mund ta ngopë këtë njeri, të cilit i mbizotërojnë vlerat shpirtërore.