Unë duke shkruar këtë parathënie, thellësisht ndiej këto të vërteta të përmendura. Lexuesve të nderuar me sinqeritet të thellë po ua paraqes jetën e një personaliteti, jeta e të cilit, për afër një shekull është pasqyruar nëpër ngjarje të mahnitshme. Ndërsa Bediuzzamani me njëqind e tridhjetë fragmente të përmbledhjes së Risale-i Nurit është ngadhnjimtar i zemrave të lexuesve të tij, e për këtë arsye këto vepra janë një fakt i gjallë dhe plot e përplot janë të mbushura me moral, sinqeritet dhe sakrificë.
Thuhet se parathënia është një pëmbledhje e librit, por çfarë t’i them kësaj që çdo temë e Risale-i Nurit, është në gjerësinë e një libri. Ju me një habi të madhe, duke i lexuar librat e tij, do ta shihni vetë se Bediuzzamani që nga fëmijëria e deri në fund të moshës, ka përjetuar afër një shekull, ku vazhdimisht ështe përballuar me frymëzimet hyjnore.
Ne duke e hulumtuar këtë personalitet të shquar hollësisht, na përkujton një varg të një poeti arab që thotë: “Fuqiploti nuk e ka të vështirë t’i përmbledhë edhe botërat tek një personalitet...”
Çdo ditë po shtohen personat që i bashkohen idesë së tij duke u frymëzuar nga besimi i tij i paarritshëm. Kurse në Simpoziumin e VI që u mbajt në vitin 2002 një profesor theksoi se, sipas hulumtimeve në Turqi këto libra i lexojnë rreth dhjetë milionë vetë. Ja se çfarë shprese paraqet Bediuzzamani edhe në ditët e zeza kur muslimanët i sulmonin stuhitë e imoralitetit:
“Shokë të dashur, netët tona i kaplloi errësira e tmerrshme, por mos harroni se netët e zeza, mëngjesin e kanë të afërt”.
Të nderuar lexues, libri që keni në dorë, për të mos iu lodhur juve, kemi përpiluar nga shumë vepra pjesë të zgjedhura lidhur me jetën e Bediuzzaman Said Nursiut. Në origjinal jeta e tij është një vepër e përpiluar nga vetë autori, e cila është edhe pjesë edhe nga përmbledhja Risale-i Nur, që përmban rreth tetëqind faqe. Unë jam i bindur se pas leximit me kujdes të biografisë së tij, do të lexoni gjithashtu edhe veprat tij, të vlerësuara edhe nga vetë studiuesit e shquar të botës. Sepse edhe këtë duhet ta kemi të ditur se kur ta lexojmë çdo libër që na garanton dituri sociale, është e nevojshme të dimë se “kush, ku dhe për çfarë e ka shkruar, cila është pozita dhe vendi i tij në kohën kur e ka shkruar atë?”, në mënyrë që duke ditur psikologjinë e autorit të kuptojmë më mirë librat e shkruar. Pra kështu nëpërmjet këtij libri do të bëhej një drejtëpeshim në lidhje me librat Risale-i Nur (Mesazhet e dritës).