Njëri nga shembujt e urtësisë në agjërimin e Ramazanit për sa ka të bëjë me copëtimin e hyjnisë së imagjinuar të nefsit instinktiv dhe pastaj t’i bëjë atij të njohur adhurimin e tij dhe duke i treguar atij pafuqinë e tij, është siç vijon:
Nefsi instinktiv nuk dëshiron ta njohë Krijuesin e tij, madje ai dëshiron të pretendojë për vete hyjni,si Faraoni. Dhe sado shumë tortura që ai të vuajë, përsëri damari i asaj hyjnie të imagjinuar mbetet në të. Veçse ama ai damar shkatërrohet vetëm se nëpërmjet urisë. Dhe kështu, agjërimi në Ramazan jep goditje të drejpërdrejta tek ai aspekt i nefsit si Faraon, duke e thyer pafuqinë e tij ,dobësinë dhe varfërinë. Agjërimi e bën atë të kuptojë se ai është një rob për adhurim.
Midis rrëfenave të haditheve, është sa vijon: “All-llahu i Gjithëfuqishëm i tha nefsit instinktiv.
“Kush jam Unë e kush je ti?”
Nefsi u përgjigj:
“Unë jam unë, dhe Ti je Ti.”
Kështu All-llahu e dënoi atë dhe e flaku në Ferr dhe, pastaj e pyeti përsëri, dhe nefsi përsëri iu përgjigj: “Unë jam unë, dhe Ti je Ti.”
Sado që Krijuesi e dënonte, ai nuk hoqi dorë nga egoizmi i tij. Përfundimisht, Ai e dënoi atë me uri, domethënë, e la atë të uritur dhe, pastaj e pyeti:
“Kush jam Unë, e kush je ti?”
Nefsi u përgjigj:
“Ti je Krijuesi im Mëshirëplotë dhe unë jam robi Yt i pafuqishëm.”
O Zot! Jepi bekime e paqe shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m., që do të jetë e kënaqshme për Ty dhe një përmbushje e së vërtetës së tij sa numri i meritave të fjalëve të Kur’anit, dhe familjes së Tij dhe shokëve të tij, dhe jepu atyre paqe. Lavdi Zotit tënd, Zotit të nderimit dhe të fuqisë! (I lartësuari) mbi çdo gjë që njerëzit ia mveshin, ia shpikin Atij!
“Dhe paqja qoftë mbi të Dërguarit! Dhe gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për All-llahun, Zotin e të gjithë botëve.”
Ndjesë: Kjo Pjesa e dytë u shkrua me nxitim vetëm për dyzet minuta, kur edhe unë edhe shkruesi i dorëshkrimit ishim të sëmurë; atëherë nuk është për t’u çuditur nëse gjendet ndonjë mangësi. Ne presim nga vëllezërit tonë që ta shikojnë atë me tolerancë. Ata mund ta korrigjojnë atë si ta mendojnë të përshtatshme.