Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | 5
(1-7)
PIKA E SHTATË
Njëri nga shembujt e shumtë në agjërimin e Ramazanit për sa ka të bëjë me leverdinë dhe përfitimin e njeriut i cili erdhi në dynja me qëllim që të kultivojë dhe të bëjë tregti për Ahiretin, është siç vijon:
Shpërblimi për veprimet në muajin e Ramazanit është i njëmijëfishtë. Sipas hadithit profetik, çdo fjalë e Kur’anit të gjithurtë ka dhjetë merita; secila llogaritet si dhjetë merita dhe do të fitojë dhjetë fruta në Parajsë, çdo fjalë mban jo dhjetë fruta por njëmijë, dhe vërsetet si, Ajeti Kursija (Kur’an, 2: 255) hapin derën para mijëra shpërblimeve për secilën fjalë dhe, në ditët e xhuma në muajin e Ramazanit shtohen shpërblimet edhe më shumë. Dhe në natën e kadrit, çdo fjalë llogaritet sa tridhjetë mijë merita.
Po, Kur’ani Kerim, çdo fjalë e të cilit fiton tridhjetë mijë fruta të përjetshëm, është si një pemë e ndritshme e Tubasë që i bën besimtarët të fitojnë miliona prej atyre frutave të përjetshëm. Kështu, eja dhe shikoje këtë tregti fitimprurëse të shenjtë e të përjetshme dhe, pastaj shikoje dhe kuptoje humbjen e pafundme të atyre që nuk e çmojnë vlerën e atyre fjalëve.
Për ta shprehur më thjeshtë, muaji i Ramazanit është një shfaqje tej mase fitimprurëse dhe një Pazar për tregtinë e Ahiretit. Ai është një pjesë pjellore e tokës për prodhimet e Ahiretit, sepse rritja dhe lulëzimi i veprimeve janë si shirat e prillit në stinën e pranverës. Ai është si një festival i ndritshëm i shenjtë për paradën e adhurimit të njerëzimit përpara madhështisë Hyjnore dhe krenarisë Hyjnore.
Meqenëse është kështu, atëherë njerëzimi është i ngarkuar të agjërojë me qëllim që të mos zhytet në nevojat shtazore të nefsit instinktiv, si ngrënja edhe pirja në mënyrë të pavëmendshme, dhe të mos zhytet me epsh në dëshirat e nefsit dhe në banalitetet e bajatësitë. Ai me agjërimin e tij sikur u bë një lloj pasqyre duke reflektuar “Të Përjetshmin Absolut”, pasi ai doli përkohësisht nga jeta shtazore dhe iu afrua një gjendjeje engjëllore dhe duke hequr dorë nga kërkesat e kësaj dynjaje, ai futet në tregtinë e Ahiretit. Dhe nëpërmjet agjërimit, ai i afrohet gjendjes së Ahiretit dhe asaj të shpirtit duke u shfaqur në formë trupore. Në të vërtetë, muaji i Ramazanit përmban dhe të bën të fitosh një jetë të përhershme e të amshuar në këtë botë kalimtare dhe në këtë jetë të shkurtër të përkohshme.
Sigurisht, një Ramazan i vetëm mund të prodhojë fruta të barabartë me atë të një jete tetëdhjetë vjeçare. Fakti që sipas Kur’anit, Nata e Kadrit është më e volitshme se sa një mijë muaj është një provë vendimtare e kësaj.
Për shembull, një mbret mund t’i përcaktojë disa ditë si ditë feste gjatë periudhës së sundimit të tij, ose në çdo vit, qoftë me rastin e ngjitjes së tij në fron ose në ndonjë ditë tjetër e cila reflekton një manifestim vezullues të sovranitetit të tij. Në këto, ai i favorizon nënshtetasit e tij, jo brenda sferës së përgjithshme të ligjit, por me mirësitë e tij të veçanta dhe me favoret, me praninë e tij, pa perde dhe me aktivitetet e tij të çuditshme. Dhe ai i favorizon me vlerësimin dhe me vëmendjen e tij të veçantë ata prej kombit të tij të cilët janë krejtësisht besnikë e të denjë.
Në të njëjtën mënyrë, Sulltani i Gjithëlavdishëm i tetëmbëdhjetë mijë botërave, i cili është sovrani i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë, shpalli në Ramazan dekretin e Tij madhështor të Kur’anit të gjithurtë, i cili shikon tek tetëmbëdhjetë mijë botët. Atëherë është një kërkesë e urtësisë që Ramazani të jetë si një festival Hyjnor i veçantë, si një shfaqje Hyjnore dhe si një tubim shpirtëror. Meqenëse Ramazani është një festival i tillë, Zoti xh.sh. e ka urdhëruar njeriun që të agjërojë, me qëllim që ta shkëpusë atë deri diku nga aktivitetet e ulëta shtazore.
Agjërimi më i përkryer është që të bëhen shqiset njerëzore dhe organet, si sytë, veshët, zemra dhe mendimet, të agjërojnë së bashku me stomakun. Domethënë, t’i largosh ato nga të gjitha gjërat e paligjshme dhe nga banalitetet dhe, ta nxisësh secilën prej tyre për tek adhurimi i tyre i veçantë.
Për shembull, ta ndalosh gjuhën nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e ndyra dhe ta bësh atë të agjërojë. Dhe ta preokuposh atë me aktivitete, si: recitimin e Kur’anit, me përmendjen e Zotit xh.sh., me tesbihat, me falënderime, me salevate mbi Profetin a.s.m. me kërkim faljeje për gjynahet dhe me gjëra të tjera të ngjashme. Për shembull, t’i ndalosh sytë nga shikimi i haramateve, gjërave të ndaluara; të ndalosh veshët nga dëgjimi i gjërave të dëmshme, dhe t’i përdorësh sytë për të marrë mësime dhe veshët për të dëgjuar të vërtetën dhe Kur’anin; është t’i bësh edhe organet e tjera të agjërojnë gjithashtu.
Në fakt, meqenëse stomaku është një fabrikë shumë e madhe, në qoftë se do të kishte një ditë pushimi të detyruar, të mos punonte nëpërmjet agjërimit, atëherë ndërprerja e punishteve të tjera të vogëla nga aktiviteti do të ishte diçka e lehtë dhe e kollajtë.
Nuk ka ze