Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | 3
(1-7)

PIKA E TRETË
Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në agjërim nga këndvështrimi i jetës sociale të njeriut është sa vijon:
Qëniet njerëzore janë krijuar të ndryshme lidhur me mjetet e tyre të jetesës. Si rrejdhojë e ndryshimit dhe dallimit, Zoti i Gjithëfuqishëm u bën ftesë të pasurve që të ndihmojnë të varfërit, me qëllim që nëpërmjet urisë së përjetuar në agjërim, të pasurit të mund t’i kuptojnë me të vërtetë dhimbjet dhe urinë që vuajnë të varfërit.
Në qoftë se nuk do të kishte pasur agjërim, shumë të pasur që ndjekin dëshirat e tekat e tyre nuk do të kishin qenë të mundur ta perceptonin e ndjenin se sa e dhimbshme është uria dhe skamja dhe, sa të nevojshëm për mëshirë e dhembshuri janë ata që vuajnë nga ato.
Prandaj mëshira për bijtë e llojit njerëzor, është njëra nga esencat e falënderimit të vërtetë, pasi cilido individ qoftë do të gjejë dikë që është më i varfër se ai vetë nga ndonjë aspekt dhe, kështu ai është i detyruar të jetë i mëshirshëm ndaj atij personi.
Në qoftë se ai vetë nuk do të detyrohej të vuajë nga uria, ai nuk do të ishte në gjendje që t’u jepte të tjerëve - nëpërmjet mëshirës - ndihmë e asistencë për të cilat ai është i detyruar t’u japë. Madje edhe në qoftë se ai do të kishte qenë në gjendje, kjo nuk do të kishte qenë e mjaftueshme, sepse ai nuk e ka përjetuar me të vërtetë vetë gjendjen e urisë.

PIKA E KATËRT
Një shembull urtësie në agjërimin e muajit të Ramazanit lidhur me nefsin instinktiv është siç vijon:
Nefsi instinktiv dëshiron të jetë i lirë dhe i pavarur dhe, e konsideron vetveten të jetë kështu.
Sipas diktateve të natyrës së tij, ai madje dëshiron për vetveten një hyjni të imagjinuar dhe të bredhë si të dojë; nefsi nuk dëshiron të mendojë për qënien e vet që rritet, që lulëzon e zhvillohet nëpërmjet mirësive Hyjnore të pafundme dhe, sidomos në qoftë se ai do të posedonte pasuri e fuqi në këtë dynja dhe, në qoftë se pavëmendshmëria do ta ndihmonte gjithashtu, ai do t’i gllabëronte mirësitë e Zotit ashtu si një kafshë uzurpuese e kobashe.
Kështu, në muajin e Ramazanit, nefsi instinktiv i gjithësecilit, nga më i pasuri tek më i varfëri, mund të kuptojë se ai nuk e ka në pronësi vetveten, nuk është krejtësisht i lirë, por është një skllav i urdhëruar. Ai kupton se në qoftë se nuk do të merrte urdhër, ai nuk do të ishte në gjendje të bënte as edhe gjënë më të thjeshtë e më të lehtë; ai madje nuk do të mund të shtrinte as dorën e tij ndaj ujit. Kështu, hyjnia e tij e imagjinuar thyhet e dërrmohet; ai kryen adhurimin e tij dhe fillon të bëjë falënderim, që është detyra e tij e vërtetë.
Nuk ka ze