Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | 4
(1-7)
PIKA E PESTË
Njëri nga shumë shembujt e urtësisë në agjërimin e muajit të Ramazanit nga këndvështrimi i përmirësimit të sjelljes së nefsit instinktiv dhe të heqjes dorë të tij nga zakonet e tij kryengritëse është siç vijon:Nefsi njerëzor e harron vetveten nëpërmjet pakujdesisë. Ai nuk mund t’i shohë pafuqinë e tij të pafundme, varfërinë e pafundme dhe mangësitë e mëdha brenda vetvetes dhe ai nuk dëshiron që t’i shohë. Ai nuk mendon se sa i dobët është, sa i zbuluar para zhdukjes dhe para fatkeqësive, as për faktin që ai përbëhet thjesht nga mishi dhe kockat të cilat shpërbëhen e prishen shpejt.
Thjesht, ai e sulmon botën sikur ai të posedonte një trup të bërë prej çeliku dhe e imagjinon vetveten të jetë i pavdekshëm dhe i përjetshëm. Ai i sulet botës me një lakmi të madhe, pangopësi, makutëri, me një lidhje të pasionuar dhe me dashuri. Ai robërohet prej çdo gjëje që i jep atij kënaqësi ose që i sjell atij dobi.
Për më tepër, ai e harron krijuesin e tij, i Cili e mbështet atë me mëshirë të plotë; dhe ai nuk mendon për rezultatet e jetës së tij dhe të jetës së tij në Ahiret. Në të vërtetë, ai zhgënjehet në shthurje e në sjellje të keqe.
Por, agjërimi në muajin e Ramazanit i bën edhe njerëzit më të pakujdesshëm dhe më kryeneçë të vetëdijshëm për dobësinë e tyre, për pafuqinë dhe për varfërinë e tyre. Nëpërmjet urisë ata mendojnë për stomakët e tyre; ata e kuptojnë nevojën lidhur me këtë. Ata e kuptojnë se sa të pashëndetshëm janë trupat e tyre të dobët dhe perceptojnë se sa të nevojshëm janë ato për mirësi e mëshirë. Kështu, ata e braktisin despotizmin e nefseve të tyre si Faraonë dhe, nëpërmjet njohjes së pafuqisë së tyre të plotë dhe të varfërisë, ata ndiejnë një dëshirë për të kërkuar strehim tek Dera e faljes Hyjnore.
Dhe ata e përgatisin vetveten për të trokitur derën e mëshirës Hyjnore me duart e falënderimeve, në qoftë se pakujdesia nuk i ka shkatërruar zemrat e tyre; kështu është.
PIKA E GJASHTË
Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në agjërimin e muajit të Ramazanit nga këndvështrimi i shpalljes së Kur’anit të gjithurtë dhe për sa ka të bëjë me faktin se muaji i Ramazanit ishte koha më e rëndësishme e shpalljes e tij, është siç vijon:Meqenëse Kur’ani i gjithurtë u shpall në muajin e bekuar të Ramazanit, atëherë duhet medoemos shmangia e kërkesave të ulëta të nefsit dhe të bajatësive të tij dhe, për t’i përngjasuar gjendjes engjëllore duke qëndruar pa ngrënë e pa pirë me qëllim që të përshëndesë e të mirëpresë atë adresim qiellor në mënyrën më të mirë, është të arrish në një gjendje shpirtërore të lartë. Dhe ta lexosh e ta dëgjosh Kur’anin në një mënyrë sikur vërsetet të shpalleshin rishtas, ta dëgjosh adresimin Hyjnor sikur ai të shpallej në pikërisht atë moment, ta dëgjosh atë adresim sikur po e dëgjon atë nga i dërguari i Zotit xh.sh., madje sikur ta dëgjonte nga engjëlli Xhebrail, ose nga vetë Folësi i parapërjetësisë,është të arrish në të njëjtën gjendje të lartë shpirtërore. Të veprosh në këtë mënyrë, është të veprosh si një interpretues dhe t’i bësh edhe të tjerët që ta dëgjojnë atë dhe, në një far mase të shpjegosh urtësinë prej urtësive të shpalljes së tij.
Në të vërtetë, është sikur bota e Islamit të bëhej një xhami gjatë muajit të Ramazanit. Në çdo qoshe të asaj xhamie madhështore me miliona hafiza të Kur’anit, të cilët e dinë Kur’anin përmendësh, i bën banorët e tokës të dëgjojnë adresimin qiellor dhe e shfaqin në mënyrë të ndritshme e të shkëlqyeshme dëshminë e vërsetit Kur’anor:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani, është udhëzim për njerëzimin...”
Dhe vërtetojnë me këtë vërset se Ramazani është muaji i Kur’anit. Disa anëtarë të atij xhemati të madh i dëgjojnë recituesit me shumë respekt e përnderim, ndërsa disa të tjerë i lexojnë vetë ato vërsete të ndritshme për veten e tyre.
Duke ndjekur dëshirat e nefsit të ulët instinktiv ndërsa je në një xhami të shenjtë që është e tillë dhe, ta lëshosh nga dora atë kusht të ndritshëm nëpërmjet të ngrënit dhe të pirit, do të ishte me të vërtetë e neveritshme dhe, një person i tillë do të ishte një objekt neverie e indinjate për xhematin në xhami. Në të njëjtën mënyrë, njerëzit që i kundërshtojnë ata që agjërojnë në Ramazanin e bekuar bëhen objekt përbuzje dhe neverie po me atë shkallë - për mbarë botën Islame.
Nuk ka ze