Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë | 6
(1-7)
PIKA E TETË
Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në Ramazan nga këndvështrimi i jetës individuale të njeriut, është siç vijon:
Në agjërim ndodhet një lloj ilaçi shumë i efektshëm për njeriun, i cili është “Dieta” qoftë ajo fizike ose shpirtërore.
Kur nefsi instinktiv i njeriut ha dhe pi ashtu si të dojë, kjo është e dëmshme për jetën fizike të njeriut nga këndvështrimi i mjekësisë dhe, kur ai sulet mbi gjithçka duke mos e marrë në konsideratë nëse është e ligjshme apo e paligjshme, ai mjaft thjesht do të helmonte jetën e tij shpirtërore.
Për më tepër, do të ishte e vështirë për një nefs të tillë që t’i bindej zemrës dhe shpirtit. Ai me dëshirë merr frerat në duart e tij dhe, atëherë njeriu nuk mund ta drejtojë atë, përkundrazi nefsi e çon njeriun nëpër epshet e tij. Mirëpo nëpërmjet agjërimit në Ramazan, ai bëhet i mësuar me një lloj diete, ai përpiqet ta disiplinojë veten dhe të mësojë për t’iu bindur urdhërave.
Për më tepër, ai nuk do të goditet nga sëmundje që burojnë nga mbushja e stomakut të mjerë e të dobët duke futur në të ushqimin mbi ushqimin e mëparshëm i cili nuk është tretur akoma. Dhe duke hequr dorë madje edhe nga veprimet e ligjshme ashtu siç është urdhëruar, ai do të fitojë aftësinë për t’i dëgjuar urdhëresat e Sheriatit dhe të arsyes dhe, kështu në këtë mënyrë u shmanget veprimeve të paligjshme. Ai nuk do të përpiqet më të shkatërrojë jetën e tij shpirtërore.
Për më tepër, shumica absolute e njerëzimit vuan shpesh nga uria. Prandaj, njeriu ka nevojë për uri e disiplinë, të cilat janë një stërvitje që i mësojnë atij durimin dhe qëndresën. Agjërimi është një disiplinë dhe një stërvitje që i mësojnë njeriut të përballojë e të durojë urinë që zgjat pesëmbëdhjetë orë ose njëzet e katër orë për atë që nuk ka mundur të hajë në syfir.
Domethënë, agjërimi është gjithashtu një ilaç për padurimin dhe për mungesën e qëndresës në çështje, të cilat ia dyfishojnë njeriut fatkeqësitë e sprovat. Për më tepër, vetë stomaku është si një fabrikë që ka shumë punëtorë. Dhe shumë nga gjymtyrët e njeriut janë të lidhura me të. Në qoftë se nefsi instinktiv nuk ka një pushim, një ndërprerje prej aktivitetit gjatë ditës për një muaj, ai i bën punëtorët e asaj fabrike dhe ato organe që t’i harrojnë detyrat e tyre të veçanta. Ai i vendos ato nën sundimin dhe nën tiraninë e tij. Gjithashtu ai e ngatërron pjesën tjetër të gjymtyrëve në trupin e njeriut me tringëllimën dhe merr presionin e makinerisë së fabrikës. Ai në mënyrë të vazhdueshme e tërheq vëmendjen e tyre për tek vetvetja e tij, duke i bërë ato përkohësisht të harrojnë detyrat e tyre të larta. Për shkak të kësaj, për shekuj ata të cilët janë më të afërt me Krijuesin i kanë mësuar vetvetet e tyre të disiplinohen duke ngrënë e duke pirë pak me qëllim që të ngjiten në shkallën e plotësimit.
Por, nëpërmjet agjërimit në Ramazan punëtorët e fabrikës kuptojnë se ato nuk u krijuan vetëm për atë fabrikë. Ndërsa pjesa tjetër e organeve, në vend të kënaqjes në dëfrimet e ulëta të asaj fabrike, marrin kënaqësi në zbavitjet engjëllore e shpirtërore dhe i fiksojnë shikimet e tyre mbi to. 
Për këtë arsye, në Ramazan besimtarët përjetojnë një ndriçim, frytëzim dhe kënaqësi shpirtërore, të cilat ndryshojnë sipas shkallëve të tyre. Aftësitë e tyre të holla, të tilla si zemra, shpirti dhe intelekti bëjnë progresin dhe përparimin e tyre në atë muaj të bekuar nëpërmjet agjërimit. Dhe pavarësisht vajtimit dhe rënkimit të stomakut, ato aftësi të holla qeshin në pafajësi e gëzim.
Nuk ka ze