Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 100
(1-102)

Ta dini se dobia e të kënduarit të Kur’anit nuk është vetëm që të bëheni hafizë, apo që të fitoni ndonjë pozitë për të marrë rrogë. Ndoshta ai për secilën shkronjë, kur e këndon ka një qëllim për lumturinë e përjetshme. Me këtë këndim, ju mund të fitoni nga dhjetë deri në mijëra fruta të dobisë së xhennetit. Njeriu, qëllimin kryesor duhet ta ketë që të garantojë komoditetin e një jete të pafundme.

Nga shkolla për shkencat që studjoni, njeriu mund të garantojë një rrogë, apo një titull. Por ai nuk duhet ta ketë qëllimin vetëm për këtë jetë dhe vetëm për këtë dobi e qetësi...

Po qe se Kur’anin e Bekuar që është fjala e Zotit xh.sh. e këndoni,duhet të studiosh kuptimet e Tij të Ndritura, si dhe dobitë e Tij të Pasosura. Sepse ato studime nëpër shkollë po qe se e kanë pikësynimin vetëm në këtë jetë, ato përmbajnë vlerën e qelqit, por ato të Kur’anit janë si të diamantit, që vlerat e saja kurrë nuk sosen. Në këtë rast ju do të bëheni fëmijë të dobishëm për prindërit. Ngaqë jeni të pafajshëm, mëkatet për ju akoma nuk janë shkruar. Kur ta këndoni Kur’anin,të keni këtë qëllim të cilin ua thashë dhe atëhere do të përfitoni shumë sevape. Unë ju pranoj "shakirdë" (nxënës) të pamëkatshëm të Risale-i Nurit dhe ju do të keni shansin të bëni dobi, duke u bërë pjesëtarë të lutjes së të gjithë nxënësve të Risale-i Nurit. Pra bëhuni nxënës të ndritur dhe fisnikë!

Unë ju uroj juve, mësuesin, prindërit dhe qytetin tuaj ku jeni duke mësuar Kur’an!...

SAID NURSI

Nuk ka ze