Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 98
(1-102)

“Nuk ka zot tjetër përveç Teje. Ti je i pa shoq. Kjo është fjala e fundit në këtë botë, dhe fjala e parë në botën tjetër. Në varr do të dëshmojmë se s’ka Zot tjetë përveç Teje dhe përsëri do të dëshmojmë se Muhammedi (a.s.) është robi dhe i dërguari Yt”.

(Nga shtojcat e Emirdagut)

Të nderuar vëllezër të vërtetë!

Sipas gjendjes së kësaj kohe, nxënës të Risale-i Nurit, më parë do të bëhen fëmijët e pamëkatshëm. Një fëmijë, në kohën e duhur të fëmijërisë, mund të marrë një mësim të fortë besimi. Pastaj në shpirtin e tij, shumë me vështirësi mund të vendosen Themelet e Besimit Islam. Po t’i lëmë për më vonë, atëhere problemi vështirësohet, ashtu sikurse ndodh me një mosbesimtar kur pranon fenë Islame. Ai egërsohet ndaj fesë.

Aq më keq për një fëmijë që nuk i ka prindërit fetarë dhe e edukojnë mendjen vetëm me shkencat e kësaj bote. Në këtë rast në këtë botë, fëmijët në vend të nderimit dhe respektit ndaj prindërve, ata do t’i neveriten dhe shpesh do të grindet, duke pritur vdekjen e tyre sa më shpejt.

Nuk ka ze