Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 99
(1-102)

Në këtë mënyrë ky fëmijë bëhet një shqetësim. Për kokën e prindërve, në vend që të bëhen ndihmës të tyre, bile edhe në jetën tjetër ata bëhen akuzues duke thënë: "Pse nuk na keni edukuar me parimet e fesë Islame, për të shpëtuar besimin?"

Sipas këtyre tregimeve, më fatbardhë janë ata fëmijë që hyjnë në rrethin e Risale-i Nurit, sepse në këtë botë ata respektojnë prindërit dhe fitojnë sevape, kështu që për jetën e pastajme, bëhen ndihmës, sipas shkallës së mirësive që kanë bërë.

Nxënësit e shkallës së dytë të Risale-i Nurit janë gratë, sepse ato janë krijuar të dobëta dhe vetë gjendja e tyre ka nevojë për Risale-i Nur. Vështirësitë e jetës i kanë trishtuar dhe

hidhëruar në mënyrë të veçantë, por po qe se gruaja është e moshuar, kjo vepër për ato është një shpresë dhe ushqim shpirtëror. Risale-i Nur është vendosur mbi katër themele. Njëri prej tyre është mëshirimi, që ka rrjedhur nga Mëshira e plotë e All-llahut xh.sh.. Dihet se në brumin me të cilin janë gatuar gratë, Mëshira është detyra kryesore e tyre.

Të nderuar bijtë e mi të pamëkatshëm!

Po përpiqeni të merrni mësimet e Kur’anit. Shumë mangësi do të ketë sikur ta këndoni Kur’anin me shkronjat e reja (latine), që ua kanë mësuar në shkollë. Po të keni mundesi mos e këndoni me ato shkronja.

Nuk ka ze