E kam parasysh se me një shpejtësi të jashtëzakonshme, pa u shmangur as djathtas as majtas, në një formë të padëshiruar, ashtu si të dashurit dhe shokët e mi që kanë vdekur më herët, po afrohem tek dera e varrit. Kjo derë është porta e parë pas ndarjes nga shtëpia e përkohshme që ndodhet në rrugën e përjetësisë. Pra për jetën e mëpasme, kjo është porta e parë. Me një saktësi të padyshimtë, u binda se kjo botë për ata që janë lidhur fort pas saj, është kalimtare, e përkohshme dhe vdes. Shumë qartë m’u shfaq se për këto qenie që janë lidhur njëra pas tjetrës, grupe-grupe, barten dhe shkojnë drejt humbjes. Veçanërisht për ata që kështu si unë mbajnë nefsin e pakujdesshëm, kjo botë është e ashpër. Të jep një shije dhe të ndjekin prapa njëmijë hidhërime. Për një bistak rrush, më vonë të godet me një mijë shuplaka.
(1) nga dita që është shkruar libri.
O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me sekretin e fjalës së bukur që thotë:
“Çdo send që do të vijë është i afërt....”;
Unë që tani po e shoh se në një kohë shumë të afërt, do të vesh qefinin, duke i hipur tabutit dhe shokëve u them lamtumirë e mirupafshim! Duke u kthyer për të shkuar tek varri, tek Mëshira jote, me gjuhën e gjendjes së kufomës sime dhe me gjuhën e shprehjes së shpirtit tim, duke bërtitur të them: "Aman, o Zot! Aman, o Mennan! Shpëtomë nga marrëzitë e mëkateve të mia!"