Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 94
(1-102)

All-llahu xh.sh. e di më mirë, por qartësia e shprehjes së ajetit:



19)”djelmosha”; do të thotë se: Një fëmijë që ka vdekur pa qenë në moshën madhore, që nuk ka qenë i detyruar të bëjë adhurim, ai në xhennetin e lumtur gjithmonë do të jetë si një fëmijë i dashur. Por në ligjin e fesë Islame, pas shtatë vjetëve të fëmijërisë, fëmijën duhet ta ushtrojmë, për t’u shërbyer urdhërave të fesë, si p.sh. të falë namazin. Shtatë vjeç ta mësojnë dhe atë dhjetë vjeç, prindërit e kanë si obligim ta detyrojnë fëmijën që të falet.

Domethënë ata fëmijë, që nga All-llahu nuk kanë qenë të detyruar për t’u falur por nga shtatë vjet deri në moshën madhore janë falur, kanë bërë adhurime ndaj All-llahut xh.sh. dhe kanë agjëruar si të mëdhenjtë, do të mbeten tridhjetë e tre vjeçar të përjetshëm, duke u shpërblyer si të moshuarit. Këtë po e sqarojmë se, disa komente kanë kaluar pa e shpjeguar këtë.

SAID NURSI

Nuk ka ze