Babai apo nëna, fëmijën e vet e do sa gjithë botën. Kur i ikën djali apo vajza nga duart, po të jenë njerëz fatbardhë bëjnë durim dhe presin lumturinë e vërtetë në Botën Tjetër duke thënë: "Kjo botë është e përkohshme dhe nuk ia vlen ta lidhësh zemrën me të, kurse për atje ku ka shkuar fëmija ynë, edhe ne do të shkojmë, prandaj duhet shpresuar. Vetëm duke menduar kështu, mund të qetësohemi me të vërtetë". Të pakujdesshmit janë zhytur në errësirën e mosbesimit dhe i janë shmangur rrugës së vërtetë. Ata janë të privuar nga njohja e lumturisë që përshkruam. Vetëm me shembullin që treguam mund ta krahasosh gjendjen e tyre të vështirë. Një mosbesimtar që ka vetëm një fëmijë, kur ta shohë fëmijën duke dhënë shpirt, do të përjetojë humbjen e përjetshme, sepse është ndarë nga rruga e Zotit xh.sh. dhe e fesë Islame. Duke pasur iluzionin se vdekja është asgjësim dhe ndarja e përjetshme, Ai mendon: "Fëmija im, në vend që të mbulohet me velenxën e butë prej leshi, do të mbulohet me dheun e ftohtë dhe tek koka do t’i venë pllakën e rëndë të varrit. Nga pakujdesia dhe errësira e mosbesimit këta njerëz nuk mendojnë për Bamirësitë dhe Mëshirën e Atij Bamirësi, Dhuruesit të "Firdeusit" dhe të të gjitha parajsave. Që këtu mund të kuptosh hidhërimin e pashpresë të këtyre njerëzve. Por!...Rrugët e përjetimit të kënaqësive të të dy jetëve ia garanton besimi në fesnë Islame. Ja si thotë besimtari:
"Fëmijën, që po jep shpirt, Krijuesi do ta marrë nga kjo botë e përkohshme dhe do ta dërgojë në lumturinë e parajsës. Me ndihmën e kësaj fëmije prindërit do të garantojnë qënien e tyre pranë tij në Atë Jetë."
Kjo ndarje është e përkohshme dhe besimi ynë thotë:
Mos u bëj merak, por thuaj: