Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 90
(1-102)

Thuaj: "Nuk po hidhërohem shumë, sepse po ta kisha këtu para syve, për shumë vjet dashuria ime për të do të kalonte nëpër rrugë të vështira dhe të hidhura njëkohësisht. Po të bëhej i mirë, i ndershëm dhe i aftë, ai edhe mund të më ndihmonte në këtë jetë. Por me vdekjen e tij të parakohshme dhe pa mëkate ai për vete e ka siguruar njëmijë përqind parajsën. Veç kësaj ai më garanton që kur të takohemi atje, në atë vend plot kënaqësi, do të shijojmë dhjetëmijë vjet dashuri fëmijërore".

Vetë të qenurit e tij në atë banesë bën të mundur që nga kënaqësitë e përkohshme të fitosh ato të përjetshmet. Në të vërtetë, kush fiton dobinë e madhe të jetës së mëvonshme, nuk

hidhërohet dhe nuk vuan në këtë jetë. Humbet një dobi, për të cilën nuk është i sigurt dhe e përqëndron mendjen dhe shpresën për të ardhmen e Përjetshme.

Pika e tretë. Fëmija yt i vdekur ishte robi, krijesa dhe dhurata e Zotit të Gjithmëshirshëm. Ai u ka dhënë prindërve fëmijën, këtë dhuratë të çmuar si trashëgimtar. Kësaj krijese të brishtë i ka vënë nënën dhe babain si kujdestar. Përkundër shërbimeve të prindërve Ai ka dhënë "shefkatin" (mëshirën), si shpërblim të menjëhershëm e të ëmbël nga Mëshira e Tij, për të qenë të dhimbshur ndaj fëmijës së tyre. Meqenëse fëmija juaj në njëmijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë i përket All-llahut të Plotfuqishëm, do të thotë se Ai e trajton atë sipas Mëshirës së Tij të Gjithdijshme.

Nuk ka ze