Pika e parë.

15) “Djelmosha (fëmijë) të gjithmonshëm”
Sekreti i këtij ajeti do të thotë: Bijtë e myslimanëve që vdesin para se të hyjnë në moshën madhore do të mbeten si fëmijë të parajsës përjetësisht. Prindërit nëse e fitojnë parajsën, do të jetojnë pranë fëmijëve të tyre të dashur. Ata do të jetojnë me të gjitha gëzimet dhe kënaqësitë e atjeshme. Të përkëdhelësh fëmijët është një dhuratë e çmuar për kënaqësinë tënde. Parajsa është pikërisht vendi i kënaqësive.
Në qoftë se në këtë jetë të përkohshme do të dëshirosh të përkëdhelësh një fëmijë, duke përballuar për shumë vjet me radhë vështirësitë më të hidhura të kësaj bote, në jetën e Përtejme kënaqësitë e pastra do të jenë shumë herë më të mëdha dhe do të shijohen për miliona vjet. Kurrfarë kënaqësie tjetër nuk mund të zërë vendin e saj. Zoti me këtë Ajet përhap një lajm dhe një myzhde.

16) “Djelmosha (fëmijë) të gjithmonshëm”.
Pika e dytë. Një herë një njeri ishte i burgosur. Pranë i çojnë fëmijën e tij të dashur. Babait fatkeq prania e fëmijës ia shtoi dhe ia dyfishoi hidhërimin dhe përmallimin. Kryetari i dërgon një lajmëtar të burgosurit, që t’i thotë: "Fëmijën tënd, që është një prej pjesëtarëve të popullit tim, do ta marr pranë vetes dhe do ta vendos të jetojë në një vilë të bukur. Babai i mjerë qan duke bërtitur: "Ngushëllimin dhe qetësinë që më jep djali im, s’mund të ta jap ty!" Shokët e tij i thanë: "Shqetësohesh kot. Po qe se të dhimbset djali, gëzohu që s’do të rrijë me ty në këtë burg të zi.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence