Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 85
(1-102)

Pyetje: Çfarë vlen gjithë ai xhenet madhështor?

Përgjigje: Sikur të ishte e mundur, me shpejtësinë e imagjinatës, kishe ecur nëpër yje dhe do të kishe thënë, që të gjitha botërat janë të tuat. Shoqëria e melekëve, e njerëzve dhe e krijesave, këtë gjykim nuk do ta trazonin ty.

Kështu: Po qe se ai xhennet do të ishte plot me krijesa që e hijeshonin, mund të thoshe se ishte i yti, sepse nuk të bëhet kush pjesëtar në kënaqësinë tënde.Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) theksohet: "Disa xhennetlinjëve do t’u jepet një xhennet në gjerësinë e pesëqind vjetëve”. Sekreti i kësaj të vërtete është treguar në “Fjalën e njëzetetetë" dhe në “Shkëlqimin e sinqeritetit”.

E nënta: Evlijatë janë bashkuar në këtë pikë se fruti i besimit dhe i dashamirësisë ndaj All-llahut xh.sh., njeriut i garanton takimin me All-llahun xh.sh., që përbën edhe vlerën e patregueshme.

Lumturia e njëmijë vjetëve të kësaj bote nuk vlen sa një "orë" e xhennetit, por edhe njëmijë vjet të jetës së xhennetit nuk vlejnë sa një orë e takimit me All-llahun xh.sh.(1).

Tani e kuptove se çfarë na garanton besimi dhe dashamirësia ndaj All-llahut xh.sh., të saktësuara qartë në lajmin që na ka dhënë Kur’ani dhe Hadithi i Pejgamberit (a.s.).

Nuk ka ze