E teta: Në këtë botë dashamirësinë që ke treguar për të kujtuar Emrat e Bukur, është një arë dhe një pasqyrë e atyre Emrave. Përballë kësaj dashurie, në jetën tjetër i bëhet një xhennet i përjetshëm. Në këtë botë janë treguar vetëm hijet e Emrave të Bukur, po atje do të tregohen krejtësisht, me një mjet të përkryer, frutet e dashurisë së kësaj bote që ke dashur si një arë e Ahiretit, një arë që pjek vetëm fruta të xhennetit dhe kështu veprimtaria jote do të të bëhet fidan për në xhennet. Veset dhe dëshirat e njerëzve këtu duke qenë si një fidan i vogël, do të lulëzojnë në xhennet në një formë më të bukur. Në këtë botë aftësia e njeriut duke qenë në formën e një fare të vogël që lulëzon shije të shumëllojshme, atje do të jepen xhennetet si shpërblim, ngaqë në këtë botë e ke përdorur në vendin e duhur dashamirësinë. Këto që treguam janë forcuar me transmetime të haditheve dhe shenja të Kur’anit, se kështu e nevojit Mëshira dhe Gjithëdija e Pastër e All-llahut xh.sh.. Meqenëse ty nuk të përfshin krimi që thotë se të adhurosh botën është faj kryesor, ndoshta ti botën e ke dashur sepse aty përfshihen dhe pasqyrohen Emrat e Bukur dhe jep prodhimin e jetës tjetër. Ti e ke dashur këtë botë me mendimin që të bësh një adhurim dhe duke soditur ke kujtuar Atë, duke kultivuar në këtë mënyrë detyrat e kësaj bote. Duke dashur botën, me këtë mendim ke adhuruar All-llahun xh.sh..
Pra Mëshira dhe Gjithëdija e Zotit xh.sh. e bën të nevojshme, që të marrësh një shpërblim sa e gjithë kjo botë. Përsëri duke e dashur jetën e pastajme, këtu ke dashur "arën" e saj dhe ke pasqyruar dashurinë për All-llahun xh.sh. dhe Emrat e Tij. Me të vërtetë kjo vepër e do një shpërblim sa kjo botë. Ajo nuk është gjë tjetër vetëm se një xhennet shumë më i bukur se sa kjo botë që jeton.