Ja pra në këtë trajtë do të shndërrohet dhe do t’ua paraqesë Zoti bashkëshorten tuaj, si një vajzë që nuk mund ta imagjinosh, e butë, e ëmbël, si një shoqe të dashur, për një jetë të pambarim. Këtë e ka premtuar All-llahu xh.sh. dhe pa dyshim që Ai premtimin e mban dhe nuk e mohon!
E katërta: Dashuria për prindërit dhe fëmjët, të cilën e ka bërë për hir të Zotit xh.sh..
Më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, në Kur’an ka theksuar se prindërit me fëmijët edhe në qoftë se i kanë pozitat veç e veç, përsëri atë familjen e lumtur Zoti në xhennet nuk do ta ndajë, por në një bisedë të këndshme do t’i bashkojë njëri me tjetrin.
Ai do t’u dhurojë xhennetlinjëve jetën që u takon. Para moshës madhore (nën pesëmbëdhjetë vjeç), siç tregon Kur’ani:
11)“Djelmosha (fëmijë) të gjithmonshëm”; do t’i jepet një hijeshi, në një formë shumë të përsosur dhe do të lihen në prehër të nënave dhe të baballarëve për t’u kënaqur me një jetë të përjetshme. Këtë dëshirë ia plotëson atyre prindërve që janë nënshtruar urdhërave të Zotit, që tani duan të përkëdhelin fëmijët e tyre. Meqenëse u kanë vdekur fëmijët pa hyrë në moshën madhore, në xhennetin e lumtur, gjithmonë ka për të mbetur si një fëmijë i dashur. Pra në xhennet çdo gjë e këndshme është më e mirë se sa në këtë jetë.