Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 78
(1-102)

Le të marrim p.sh. veshët. Ai duke dëgjuar llojet e zërave, me meloditë e bukura, vlerëson edhe shkallët e bukurisë së tij, si për rastin e mirë edhe për atë të botërave të frikshme. Duke bërë dallimin e tyre, ai ekuilibron dhe ndjen Mëshirën e All-llahut xh.sh.

Të përmendim organet e shqisave të të nuhaturit. Duke ndjerë të gjitha kategoritë e nuhatjeve, përcaktojnë llojet e aromave dhe të parfumeve, për të ndjerë Mëshirën e Krijuesit të tyre. Pra secili në vetvete ka një detyrë falenderimi dhe adhurimi të veçantë. Me anë të kësaj të vërtete edhe shpërblimin do ta ketë sipas realizimit të detyrës.

Shqisa e shijes duke vlerësuar shkallët e shijeve të ushqimeve, pikërisht për këtë detyrë krijon një falenderim të gjerë.

Të gjitha shqisat e mëdha të trupit të njeriut, si p.sh. zemra, mendja dhe shpirti, secila veç e veç, kanë detyra të rëndësishme, sepse ato ndjejnë shijet dhe hidhërimet e ndryshme të shqisave të panumërta.

Pra All-llahu i Madhëruar, me Pozicionin e Tij Absolut, tek ky njeri, ka vënë që t’i shërbejnë këto shqisa dhe me të vërtetë sipas meritave, secilin do që ta shpërblejë. Siç treguam edhe më parë, përballë dashamirësive të lloj-llojshme, ta parashikojnë me ndërgjegje edhe ta marrin parapagesën.

Nuk ka ze