Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 75
(1-102)

Dalëngadalë e ditë për ditë, duke bërë adhurime dhe duke menduar se po e përfiton më tepër Mëshirën e All-llahut xh.sh., në shpirtin tënd ndjen më shumë shije dhe nuk je si ata që vajtojnë ngaqë e kalojnë rininë pa kujdes, përballë pesë apo dhjetë vjetëve të saj. Duke bërtitur si ata nuk vajton pesëdhjetë vjet duke thënë: -"... Oh i mjeri unë që më iku rinia!..." Në këtë mënyrë njëri prej tyre kishte radhitur, këto fjalë:

“Në qoftë se do të ishte e mundur, që një ditë të më kthehej rinia, do t’i rreshtoj në kokën time ato që më ka sjellur pleqëria”.

Çfarë rezultati do t’i sjellë njeriut pranvera, sikur ai t’i dojë bukuritë e saja për hir të

All-llahut xh.sh.? Po qe se kur sodit sipërfaqen e tokës mendon për Mjeshtrin e saj, atëhere shija e kësaj soditje nuk ikën. Pranvera është si një letër e qendisur plot me kuptime të shijshme, që Krijuesi yt t’i ka vënë në dizpozicion për t’i soditur në çdo çast, sepse imagjinata jote dhe periudhat e kohës të jepen për t’i freskuar si në një shirit filmi. Ti duke menduar kuptimin e bukurisë së pranverës, shijet vazhdojnë edhe më tej. Në këtë rast dashuria nuk të bëhet e mjerueshme, por si një shije e freskët të lumturon.

Po frutat e saja kur këtë botë e ke dashur për All-llahun xh.sh.? Po qe se ka qenë në Emrin e Tij, atëhere qeniet e tmerrshme të kësaj bote, të bëhen si një shok i dashur.

Nuk ka ze