Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 73
(1-102)

Po qe se shokët dhe dashamirët i ke dashur për llogari të All-llahut xh.sh., ndarja prej tyre si dhe vdekja e tyre, dashamirësinë tuaj të sinqertë dhe bisedat e ngrohta nuk i zbeh. Kjo dashamirësi e sinqertë meqenëse ka qenë pa kurrfarë interesi material dhe e shtyrë nga kontaktet shpirtërore, shija e takimeve zgjatet deri në përjetësi, por në qoftë se ato nuk i ke bërë për Hir të All-llahut xh.sh., shijet e takimit vetëm për një ditë ta japin përfundimin e ndarjes së njëqind ditëve (1).

(1) Vetëm një sekond bisedë që bëhet për All-llahun xh.sh., vlen sa një vit. Po qe se një vit e ke shpenzuar për dëshirë të kësaj bote, ai do të vlente sa për një sekond.

Dashurinë e Profetëve dhe evlijave, duhet ta keni si qëllimin e jetës së pasvdekjes, të cilën mosbesimtarët e shohin si një errësirë të thellë. Ti ata duhet t’i duash për shkak të jetës së vërtetë, sepse beson tek ekzistenca e një vendi ku tubohen trupat e njerëzve të ndritur. Shkuarja në ato vende për ty nuk është një arsye frike, përkundrazi ky vend ty të entuziazmon.

Pra dashamirësia për profetët dhe evlijatë, rrjedh nga besimi në fenë Islame, sepse ekzistenca e tyre është shkak që nuk i ka humbur shijet e kësaj bote dhe me tregimin e tyre ka shndritë jeta pas varrit deri në përjetësi. Dashamirësia ndaj tyre nuk ka qenë si ajo e të "qytetëruarve" materialistë që duan njerëz të posaçëm me mendimin që t’u plotësojnë nevojat e një jete të përkohshme, sepse pastaj do të zhduken në thellësinë e një varri të madh të së kaluarës. Vetëm mendimi i shkuarjes drejt asaj jete pa kthim, atyre ua shton hidhërimin, sidomos duke menduar se edhe njerëzit e shquar nuk kanë mundur të shpëtojnë nga zhdukja. Në këto momente atyre sa herë që iu kujtohet varri thonë: "Ah!".

Nuk ka ze