Nëse botën e ke dashur sepse është si një arë e jetës së mbrapme, në secilin shqetësim për ty mund të bëhen nga një fidan dhe nga një frut, për në jetën tjetër. As fatkeqësitë e saj nuk të tmerrojnë dhe as përkohëshmëria dhe zhdukja nuk të shqetëson. Periudhën e të qenit misafir që do të përjetosh në të, do ta kalosh me rehati. Përndryshe po qe se i do si ata të pakujdesshmit, mbase njëqind herë ta kam përsëritur se do të gulçasësh midis shtrëngimeve të vështira të jetës së pafrutshme.
Të tregova një për qind frutet e disa dashamirëve që ke dashur me udhëzim të Kur’anit, por në qoftë se nuk i përshtatesh udhëzimeve të Tija, atëherë do të përballohesh me dëmet që më parë kemi shënuar një përqind të tyre.Tani në qoftë se do që të dish me argumente të Kur’anit se çfarë përfundimi kanë në jetën e mbrapme ata që kanë dashur për All-llahun xh.sh., në vazhdim me një parathënie do të parashtrojmë nëntë shenja, të dobive të këtij veprimi në mënyrë të përmbledhur.