Mendimin e parë të besimtarit, ua kanë shndritur profetët, duke i garantuar një besim, që shpirti do ta braktisë rrobën e trupit në të kaluarën e vet dhe do të shkojë në ardhmëri, tek salloni i jetës së varrit. Në këtë mënyrë me një qetësi të zemrës e pret ditën, kur do të shkojë në lumturinë e përjetshme. Përfundimisht besimtari nuk frikësohet kurrë nga varri, por e mirëpret atë.
Dashamirësia për sendet e bukura meqenëse është në llogari të Mjeshtrit të tyre, pra ato i ke dashur duke menduar se sa të mira i ka bërë Mjeshtri, dashamirësia me këtë mendim të jep një shije të ëmbël. Kjo shije sidomos është edhe më e madhe në rastin kur mendon se në jetën e Ahiretit do të sodisim gjërat më të vlefshme dhe të hijshme.Kurse këtu i shijojnë me të gjitha shqisat e brendshme të shpirtit duke veçuar ato gjëra që janë me mijëra herë më të bukura se sa këto që po shikon. Këto vepra atij ia hapin anët, për të parë dhe soditur veprat Hyjnore të mrekullueshme dhe gjithashtu imagjinon prej saj bukuritë e Emrave të Bukur me funksionet e Tyre, duke i hapur rrugën zemrës për të soditur Atë i Cili është Madhështor dhe i Pashoq.
Përfundim: Rininë tënde e ke dashur për arsye se ajo është një mirësi e All-llahut xh.sh. dhe në të vërtetë atë nuk e ke shpenzuar në vende të mëkatshme, ku nuk e lejon Zoti, por vetëm duke e adhuruar Atë. Duke vepruar kështu, që në moshën e rinisë ke mundur të bësh këto adhurime dhe ke siguruar frutat e përjetshme, të fituara nga kjo jetë. Ngaqë rininë e ke shpenzuar në vendin e duhur, ajo do të të lulëzojë në moshën e pleqërisë.