Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 72
(1-102)

Në këtë rast respekti midis jush vazhdon deri në fund të moshës, pra deri në pleqëri, duke u bërë shkak që këto çifte ta kalojnë jetën në lumturi. Përkundrazi siç e thamë edhe më parë, po qe se dashurinë e shfaq vetëm për moshën e bukurisë fizike, ajo shumë shpejt do të kalojë dhe do të fillojë ankesa midis tyre.

Dashamirësia e prindërve kur kthehet në llogari të All-llahut xh.sh., llogaritet si një adhurim, sidomos kur këto t’i bësh me një respekt dhe ndërgjegje të lartë dhe me një logjikë e humanizëm serioz. Kur ti dëshiron për prindërit jetëgjatësinë dhe ulesh e iu puth dorën me respekt për t’i gëzuar dhe nderuar, për shkak të këtyre veprimeve do të fitosh sevape shumë të mëdha. Ky veprim për një djalë besimtar është një lumturi e madhe. Nuk është normale që t’i duash prindërit për interes dhe me plakjen e tyre t’i përbuzësh duke menduar se ata janë shkaku që jeta jote nuk po të ecën mbarë, ngaqë ata tani janë nevojtarë ndaj teje. Është një marrëzi e tmerrshme dhe një katastrofë shpirtërore, që të presësh humbjen e tyre fizike, për të shpëtuar nga vuajtjet e tua.

Fëmijën ta duash dhe të mendosh se e tregon këtë dhembshuri, duke menduar që All-llahu xh.sh. të ka caktuar si mbikqyrës për këto krijesa të dobëta. Kjo detyrë për ty është një mirësi dhe dashamirësi e pastër. Kur e gjen këtë ndjenjë, nuk vuan nga ndonjë shqetësim dhe kur vdes nuk bërtet i pashpresë. Në këtë kohë ti mendon se Krijuesi i tyre është i Gjithëmëshirshëm Mëshirëplotë dhe vdekja e tyre për ty në këtë çast është një mëshirë, duke menduar se All-llahu xh.sh., ata t’i ka dhënë ty prej Mëshirës së Tij dhe në këtë mënyrë mund të shpëtosh nga hidhërimi i ndarjes nga ata.

Nuk ka ze