Ato nuk kanë gjuhë për të kërkuar nevojat e veta me një drejtësi dhe dituri të përkryer. Me një ekuilibër të shkëlqyer Titujt dhe Funksionet e All-llahut xh.sh., Hak (Gjykatës), Rrahman (i Gjithmëshirshëm), Rrezzak (Furnizues), Rrahim (Mëshirëplotë) dhe Kerim (Fisnik), pa asnjë gabim, pa i përzier me njëri-tjetrin, i rregullon dhe i kursen këta individë dhe këto vepra që s’janë katërqind, por katërqindmijë llojesh të ndryshme! Tani si ta merr mendja në këtë sipërfaqe të gjerë, që bëhen me rregull kaq preçiz këto punë të mëdha, kush përveç All-llahut xh.sh. do të kishte mundësi t’i bënte? Përveç Zotit që është Një, përveç Sundimtarit Absolut, përveç Atij, Fuqia e të Cilit arrin kudo, në të gjitha Edukimet e Tija të Matura, a ka mundësi dikush të zgjasë dorën?
Pika e katërt: Ti më pyet: Po qe se unë që të gjitha; nefsin tim, ushqimet e mia, gruan time, prindërit e mi, fëmijët, dashamirët, njerëzit e shenjtë, profetët, gjërat e bukura, pranverën dhe botën, sipas urdhërave të Kur’anit i dua, në fund të fundit, me çfarë dobish do të shpërblehem?
Përgjigje: Për të rreshtuar të gjitha dobitë e këtij veprimi, mbushet një libër i madh, por në mënyrë të përmledhur do të shënoj një ose dy përfundime:
Së pari do të parashtroj përfundimet që
merren si parapagesë në këtë botë.
Kështu siç e kam treguar edhe më parë, ato dashamirësi që bëhen në llogari të kësaj bote dhe të nefsit tënd, përfundojnë me shumë vështirësi dhe ngatërresa. Veç kësaj edhe kënaqësitë dhe lehtësirat i kanë shumë të pakta.