Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 67
(1-102)

E treta: Dashuria ndaj Emrave të All-llahut xh.sh. është shkallë-shkallë. Siç treguam edhe më parë, nganjëherë duke pasur edhe dashamirësinë ndaj veprave të Tija edhe Atë vetë e do. Nganjëherë ato i do sepse janë tituj të Përsosmërisë Hyjnore. Nganjëherë njeriu vëmendjen e vet e kthen nga gjerësia e nevojave të panumërta që ka dhe duke ia atribuar ato Emrave të Bukur, ndjen dashamirësi për Ta. Pra ky i do Ato nga nevoja.

Shembull: Ti kur i mëshiron të gjithë të afërmit e tu, fukarenjtë, të dobëtit dhe nevojtarët, nuk ke vetë asgjë në dorë për t’u ndihmuar atyre dhe në moment del një njeri që i përballon nevojat e tyre. Fisnikëria e këtij personi a mund të tregohet se sa të gëzon ty. Këtë person jo për vetveten, se sa për ato cilësi të bukura fisnikërie dhe bujarie që ka, duhet ta duash.

Po njëlloj: Ti vetëm nga Emrat e Zotit xh.sh. që janë këta dy, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm, mendo që ke dashur dhe ke ndjerë mëshirë për të gjithë besimtarët, gjyshërit dhe dashamirët, të cilët All-llahu xh.sh. i ka kënaqur me të gjitha të mirat e kësaj bote. Kurse Ai do t’i kënaqë edhe në xhennetin e bukur, me ata Emra të Bukur, me të gjitha shijet e pakursyera dhe me lumturinë e pafundme. Me Emrat, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm, All-llahu xh.sh., do të të kënaqë me tepër se sa e meriton me një dashamirësi të zjarrtë. Këtë gjë mund ta krahasosh edhe vetë, se sa nevojë kanë shpirtërat e njerëzve për këta dy Emra dhe se sa është me vend kjo fjalë fisnike që thotë: "Elhamdulil-lahi ala Rrahmanijjetihi ve ala Rrahimijjetihi", që duhet kuptuar: “Falenderojmë All-llahun xh.sh. për Emrat i Gjithmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm!” Ai vazhdon akoma:

Nuk ka ze