Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 65
(1-102)

Të duash rininë duke e pranuar si një dhuratë të bukur të All-llahut xh.sh.. Duke e vlerësuar nga kjo pikëpamje, ta shfrytëzosh në vende të mira dhe të lejuara . Kjo quhet një dashuri dhe falanderim i natyrshëm.

Dashuria për pranverën, merr kuptim më të plotë kur atë e pranon si një qendisje antike të Mjeshtrit të Madh, si dhe një art të hijeshuar të bukurisë së Zotit të Ndritur. Kjo do të thotë se Emrat e All-llahut xh.sh. i ke dashur në vendin e duhur.

Botën ta duash se është një Arë e "Ahiretit" (Jetës së Mbrapme) dhe një pasqyrë e madhe e Emrave të Bukur të Zotit xh.sh., si dhe një vend miqsh të përkohshëm. Po qe se në këtë dashuri nuk përzihet nefsi, ajo shkon në llogari të

All-llahut xh.sh..

Shkurtimisht: Botën dhe të gjitha qeniet duaji në llogari dhe në Emër të Krijuesit të tyre dhe jo në llogari dhe emër të vetë qenieve. Thuaj: "Sa mirë e ka krijuar atë Krijuesi!" dhe mos thuaj: "Sa e mirë që është! " Në brendësinë e zemrës tënde mos lejo të hyjë tjetër dashamirësi përveç Zotit xh.sh.. Brendësia e zemrës është pasqyra e Gjithëdrejtuesit dhe i takon vetëm Atij. Thuaj:

“O Zot! sjellna që të duam Ty dhe ato që na afrojnë tek Ti!”

Të gjitha ato dashuri që njohëm deri tani po qe se shfaqen në formën që thamë, do të fitojnë një shije të ëmbël dhe pa hidhërime. Kjo është një arritje drejt një qëllimi pa pasur fare zhdukje, që shton dashamirësinë e All-llahut xh.sh.. Është një dashuri normale, që pritet nga njeriu, sepse Zoti xh.sh. e ka kërkuar atë për t’i shprehur në këtë mënyrë falenderimet e zjarrta dhe mendimet e lumtura.

Nuk ka ze