"Për këtë botë që konsiderohet si një lloj shtëpie e jotja, ti hidhërohesh nga shkatërrimet që i bëhen asaj, si dhe gëzohesh nga gëzimet që ndjejnë krijesat e gjalla. Me të gjitha shqisat ty të lumturojnë bukuritë dhe lumturitë e kësaj bote, sepse janë qendisur me lloj-lloj bimësh dhe krijesash, që i ka krijuar dhe edukuar me Diturinë e Tij të Kulluar Një i Gjithëditur dhe Edukator. Po qe se mendon se sa nevojë ka shpirti yt për Ta, atëherë do ta kuptosh kur vëren me vëmendje se me sa kujdes ke për t’i dashur ata, Emrat e Bukur. Të gjithë njerëzit që je interesuar dhe je hidhëruar në çastin e vdekjes nga zhdukja e tyre, Ai i ka çuar në një vend shumë më të mirë se sa kjo botë. Këtë nuk e bën tjetërkush, përveçse Një All-llah xh.sh., që zotëron tituj si Baki, Kerim, Muhji dhe Muhsin, që do të thonë, i Përjetshëm, Bujar, i Gjithëngjallshëm dhe Bamirës.
Kështu kuptove se njeriu ka nevojë për këta Tituj të All-llahut xh.sh. sepse funksionojnë në interes të lumturisë së njeriut. Dhe se për të përballuar nevoja të panumërta, ky njeri si një krijesë e veçantë dhe me cilësi të larta, ka nevojë për ndihmën e Emrave të All-llahut xh.sh. dhe për shumë shkallë të Emrave, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm. Kur shumëfishohen nevojat lind një dashuri e zjarrtë, por kur shumëfishohet kjo dëshirë, atëhere lind një dashuri e thellë. Pra kuptove shkallët e përsosmërisë që me devotshmërinë e njeriut ndaj Emrave të Bukur, zgjidhin nyjet që pengojnë dashamirësinë ndaj Tyre. Atëhere dashamirësia ndaj të gjithë Emrave të Bukur do të kthehet tek kroi i Tyre, All-llahu xh.sh.. Për ta ilustruar këtë, prej njëmijë e një Emrave të All-llahut xh.sh. po japim një shembull: Përsëri prej njëmijë e një shkallëve të Emrave, Ad’l, Hakem, Hak dhe Rrahim (i Drejtë, Gjykatës, i Vërtetë dhe Mëshirëplotë), do të tregojmë vetëm një shkallë të tyre. Brenda Drejtësisë dhe Diturisë së Kulluar të