Zotit xh.sh., (që i përket vetëm Atij) po qe se do të njohësh Emrat, i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë dhe i Vërtetë, lexo këtë shembull:
Supozojmë se kemi një ushtri të përbërë nga katërqind kompani të ndryshme. Secila kompani e do ushqimin veç, që ta përdorë me lehtësi armën e vet, bile secili ka nevojë edhe për njëlloj ilaçi të veçantë. Por të gjitha këto kërkesa të ndryshme, është e vështirë të realizohen për të katërqind kompanitë dhe ekipet e shumëllojshme. Vetëm një mbret i mëshirshëm me aftësitë e tija të përkryera dhe me një dituri të mrekullueshme si specialist dhe me një drejtësi të jashtëzakonshme, pa ndihmën e askujt, pa u habitur fare, secilit i jep atë që i takon, si veshjet dhe ushqimet, ilaçet,armën, etj.. Dhe ec e mos u çudit, se me çfarë aftësie, drejtësie dhe fisnikërie, i ka krijuar këto punë ky mbret i mrekullueshëm! Po qe se në një batalion do të gjenden sikur edhe dhjetë individë të nacionaliteteve të ndryshme, është i pamundur pajimi i përshtatshëm i tyre sipas traditave dhe veshjeve kombëtare, meqenëse nuk është e lehtë pajimi njëlloj. Po kështu, po qe se brenda konceptit të Drejtësisë dhe Diturisë së Pastër të shkëlqimit të Emrave të Bukur, Hak dhe Rrahmanurr-rrahim (i Drejtë dhe i Plotmëshirshëm - Mëshirplotë), do ta shikosh stinën e pranverës dhe do të vëresh se sipërfaqja e tokës, si ajo e ushtrisë, është ekspozuar me kafshë dhe me katërqind mijë krijesa të shumëllojshme. Të gjitha këto grupe duke qenë brenda njëri-tjetrit, përsëri midis tyre kanë dallime esenciale, sepse u ka dhënë petka të veçanta, ushqime të ndryshme, armë të veçanta, kushte të jetesës dhe ushtrime të ndryshme. Lirimin dhe obligimin ua ka dhënë në kohë të veçanta dhe asnjëra prej tyre nuk ka aftësi për t’i siguruar vetë konditat e jetesës.