Kjo dashamirësi nuk është në llogari të nefsit, por në atë të të Gjithëmëshirshmit, gjë që del në shesh kur ato i fiton me djersë dhe me lejën e Zotit xh.sh., duke iu bindur Furnizuesit. Kur i ha duke kujtuar se si dhe kush i ka krijuar, të bësh falenderimin ndaj Tij.
Babain dhe nënën duaje, duke kujtuar se kush e ka dhënë atë mëshirë në duart e tyre për të të edukuar ty, atëhere ti do të duash më shumë Atë Dashamirës, që ua ka dhënë atyre këto cilësi. Pra kjo dashuri do të shkojë drejt Zotit xh.sh.. Drejtpeshimi i asaj që ke dashur për All-llahun xh.sh., del në shesh atëhere kur dihet që edhe kur plaken, ti ata i do edhe më shumë, kur e di që prej tyre nuk ke kurrfarë dobie dhe je i braktisur në vështirësi. Në këtë rast ke nderuar prindërit, pa u nisur nga gjendja e tyre fizike, por vetëm e vetëm për hir të Zotit xh.sh.. Më pas ky ajet na tregon se:
10)“Nëse njërin prej tyre,ose që të dy,e ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëhere mos u thuaj atyre «of-oh»” .
Në pesë shkallë e fton të nderojë prindërit. Këtu kuptohet nga pikpamja e Kur’anit, se sa është e rëndësishme vlerësimi i prindërve. Përkundrazi një dëm shumë i madh do të shkaktohej në qoftë se fëmija nuk do t’i përballonte me të mirë të gjitha të drejtat e prindërve. Me që ata dëshirojnë t’i shohin fëmijët e tyre më mirë se veten, përballë kësaj sakrifice fëmija kurrë nuk duhet të ngrejë padi se i ka mbetur pa plotësuar diçka nga prindi dhe se midis babait dhe fëmijëve nuk ka asnjë arsye që të bëhen debate.