Arsyet e vërteta të debatit janë xhelozia dhe lakmia, të cilat asnjë baba ato nuk i ushqen kurrë ndaj fëmijës së tij. Këto mosmarrëveshje në përgjithësi vijnë nga mosnjohja e të drejtave të njëri-tjetrit. Fëmijës tek prindërit nuk i ka ngelur asnjë e drejtë pa u plotësuar që ta kërkojë atë më pas. Edhe sikur fëmija të shohë një padrejtësi tek babai i vet, nuk ka të drejtë të ngrejë krye kundër tij.
Domethënë: Kur kundërshton apo ndëshkon babain, ky fëmijë është një egërsirë, që ka marrur formën e njeriut.
Tani është momenti që të tregojmë se si ta duam fëmijën. Atë duhet ta duam sepse ai është një dhuratë e të Plotfuqishmit Bujar me mëshirë, kështu që kësaj dhurate duhet t’i afrohesh, ta duash, ta mbrosh dhe në këtë rast kjo dashuri të shprehet për All-llahun xh.sh.. Me këtë veprim ti ke treguar se këtë fëmijë e ke dashur për llogari të Tij. Kur fëmija vdes, ti duron dhe falenderon All-llahun xh.sh. dhe nuk bërtet i pikëlluar. Ty të takon të thuash se Krijuesi m’i dërgoi këto krijesa të dashura për t’i mbikqyrur, por unë nuk mund t’u dal zot sepse kjo është punë e Tij. Dija e Tij e Gjithanshme, kështu e ka parapëlqyer dhe prandaj e mori për ta çuar në një vend më të mirë. Duhet të themi se po qe se tek kjo krijesë në dukje ne kemi një pjesë, njëmijë pjesë të vërteta janë të Tijat. Duke iu bindur Atij, duhet ta falenderojmë me gjithë zemër.
I erdhi rradha shokëve dhe dashamirëve: Po qe se ata besojnë në fenë Islame dhe i nënshtrohen All-llahut xh.sh., atëhere ata janë edhe dashamirët e Tij. Me sekretin e kësaj Fjale të Bukur që thotë: "Duaj për All-llahun xh.sh."; kjo dashuri në të vërtetë është treguar për Atë.