Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 77
(1-102)
NJË PARATHËNIE

Zoti xh.sh. me Madhështinë Hyjnore të Tij, me Bujarinë e Mëshirshme, me Dhembshurinë Fisnike, me Fuqinë e Madhe dhe me Bukurinë e Gjithëdijshme, trupin e këtij njeriu të vogël, e ka krijuar me të gjitha ndjenjat, ndërgjegjet, shqisat dhe elemente të organeve të vogla dhe të ndryshme, si dhe me ndjenja të thella shpirtërore. Që ky njeri të mund të drejtpeshojë anët e Bamirësive të panumërta dhe mirësi të shumëllojshme, duhet njëkohësisht të pasqyrojë edhe madhështinë e Mëshirës së Tij. Ai me këto reklamime pasqyron edhe shkëlqimin e njëmijë e një Emrave të Tij, që njeriut t’ia tregojë ekuilibrimin e dashamirësive duke e tërheqë ndaj Vetes. Pra me këtë tregim duhet të kuptojmë se për secilin element që i ka dhuruar Zoti xh.xh., të cilat janë të panumërta, Ai të kërkon një shërbim dhe adhurim të veçantë, duke pasur në dijeni se edhe shijen, hidhërimin, detyrën dhe shpërblimin do ta kenë të veçantë.

Përshembull: Syri tregon shkallën e bukurisë së çdo fytyre duke u kënaqur prej tyre, si dhe me bukuritë e natyrës, që janë ekspozuar në Gjithësi në një shumëllojshmëri të mrekullueshme, nëpërmjet Fuqisë së All-llahut xh.sh.. Detyra e tij e të soditurit është për të nxjerrur në pah kuptimin e tyre. Është e njohur shija dhe hidhërimi për syrin dhe nuk ka nevojë të zgjatemi.

Nuk ka ze