E dyta: Për rrugën e lejuar ku e ke drejtuar nefsin tënd, pra duke mos e kryelartësuar veten dhe duke korrigjuar gabimet e bëra, je munduar dhe e ke futur atë në veprim për punët e "hajrit". Kështu për të shpërblyer këto sakrifica, All-llahu xh.sh. në xhennet do të japë më tepër, duke marrur parasysh se ky njeri veset e nefsit i ka kthyer në Rrugën e Tij dhe për Të i ka shpenzuar.
Shqisat dhe organet kush i ka përdorur me një mjet më të bukur, Bujari Absolut, atij për këtë përdorim të suksesshëm, si shprehje adhurimi, do ta shpërblejë me "huri" (vajza të bukura) të xhennetit të lumtur. Do t’i veshin atyre shtatëdhjetë lloje petkash të qendisura dhe të modeleve të larmishme. Këto vajza,huri të xhennetit, janë për të kënaqur më mirë ata që s’i kanë shpenzuar veset e epsheve në haram. Secilës "huri", nëpërmjet shtatdhjetë palë fustaneve, do t’u duket nyja e këmbës, Ajo do të jetë si një xhennet i vogël, për të lumturuar besimtarët që janë ruajtur nga harami. Këtë të vërtetë All-llahu xh.sh. e ka vërtetuar me shumë ajete.
Kështu edhe për rininë. Kush e ka shpenzuar atë në rrugën e All-llahut xh.sh., në xhennet do të fitojë një rini të përjetshme, që nuk ka kurrë pleqëri.
E treta: Kush e ka dashur gruan sipas urdhërit të All-llahut xh.sh., pra kush e ka vlerësuar dashurinë në bazë të moralit të saj të bukur, nga ana e bukurisë shpirtërore dhe në respektin e mëshirshëm, si dhe kush e ka mbrojtur atë nga rruga e gabuar dhe e mëkatshme, Mëshirëploti Absolut këtë burrë do ta shpërblejë në jetën e lumtur. Atij do t’ia paraqesë bashkëshorten në një shkallë më të bukur se sa "huri". Me një mjet më të përshtatshëm, në karrike përrallore, përballë njëri-tjetrit, me një hijeshi të pa arrirë do t’u tregojnë njëri-tjetrin ato pjesë të jetës që kanë përjetuar.