Meqë atje nuk është vend riprodhimi, mendohej se do të ishte bosh nga fëmijët dhe dashamirësia e tyre. Me tregimin e parë pamë se edhe ajo do të ekzistojë, bile në një formë më të bukur. Tani u dhamë një lajm të mirë, atyre që i vdesin fëmijët pa hyrë në moshën madhore.
E pesta: Përfundimi i dashamirësisë ndaj shokëve që janë në rrugën e Zotit xh.sh..
Ata do t’i gjeni në xhennetin e lumtur të ulur ballë për ballë në karrike të bukura, duke këmbyer gëzimet e tyre. Këtë të vërtetë Kur’ani e ka theksuar në ajetin:
12) “Ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit, duke qenë të vëllazëruar”.
Pra nuk ka më mirë për njeriun kur do të ulet dhe të bisedojë me dashamirët që i ka dashur vetëm për hir të All-llahut xh.sh. njëri-tjetrit do t’i tregojnë histori të lashta për jetën e kaluar, në një vend pa brenga ku nuk ka gjë
tjetër veçse kënaqësi. Kështu i gëzon All-llahu xh.sh. të gjithë ata që njëri-tjetrin e kanë dashur pa kurrfarë interesi.
E gjashta: Çfarë përfundimi ka për ata që profetët dhe evlijatë i kanë dashur siç ka thënë Kur’ani?