Megjithëse ndihma e profetëve dhe e evlijave do të vijë në ditën e mah’sherit dhe në jetën e varrit, përsëri edhe nga pozita dhe bisedat e larta të tyre do të përfitohet. Kjo Fjalë e Shenjtë përmban sekretin e vet që thotë:
Si shembull një njeri i thjeshtë po qe se ka hyrë në rrethin e një personi që është me pozitë të lartë, ai mund të hyjë edhe në vende të larta të atij personi.
E shtata: Po qe se i ke dashur duke menduar për Mjeshtrin e tyre pranverën dhe sendet e bukura, duke thënë se sa mirë i ka krijuar Mjeshtri Madhështor,pas këtyre mirësive do të shohësh ndihmën e Emrave të Bukur dhe pasqyrimin e funksioneve të këtyre Emrave, duke thënë se këto qenie të praruara, vetëm Një i Gjithëmëshirshëm mund t’i krijojë.
Përfundimi i një dashamirësie të tillë është kështu: Në jetën e përjetshme, në xhennet, për këto krijime që i ke parë këtu, shkëlqimi i funksioneve të Emrave të Bukur shkëlqejnë më një mjet njëmijë herë më të mirë se këtu, përderisa Imami Rabbani (r.a.) ka thënë: "Bukuritë e xhennetit janë Shkëlqimet e Emrave të Bukur!...”