Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 86
(1-102)

Në vetën e tij secili me një zell të madh ka merak për ta parë Sulejmanin Alejhisselam (një person i famshëm që është me një përsosmëri të jashtëzakonshme). Çdokush ka merak për ta parë, Jusufin Alejhisselam, që ka qenë me një hijeshi të posaçme. Çdo njeri a nuk ka vallë dëshirë t’i shohë përsosmëritë e xhennetit, që janë me mijëra herë më të larta se ato të kësaj bote? Dihet se përsosmëria e xhennetit është vetëm një shkëlqim prej bukurisë dhe përsosmërisë së Zotit xh.sh.. Se sa dëshirë duhet të kesh për ta parë Atë, për ta dashur, për t’u bërë merak dhe për ta kërkuar, nuk mund të krahasohet me asgjë.

(1) Pejgamberi (a.s.) në hadithin e Tij ka theksuar se takimi me All-llahun xh.sh. është shumë më i lartë se sa shijet e xhennetit dhe të shtyn që t’i harrosh ato. Pas vështrimit të Allahut xh.xh., do të hijeshohet bukuria e atyre që e kanë parë. Kur të kthehen në vilat e veta, bashkëshortet e tyre me shumë vështirësi do të mund t’i njohin burrat e vet.

“O All-llah, në këtë botë sillma dashurinë ndaj Teje dhe ndaj atyre që më afrojnë tek Ti dhe t’u mbështetemi urdhërave të Tua dhe në jetën tjetër sillma mëshirën Tënde që të bëj të mundur takimin me Ty.

13) O All-llah Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti, Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi i Urti. O All-llah derdhi bekimet Tuaja mbi Atë të cilin e ke dërguar si simbol të mëshirës për të gjithë botërat dhe mbi familjen e Tij të pastër dhe të gjithë shokëve të Tij të dashur. Amin!...”.

Nuk ka ze