Kjo vërtetohet me argumente të forta, se çfarë rezultati merr në jetën e mbrapme. Në "Fjalën e dhjetë"(Ringjallja), sqarohet në mënyrë të përmbledhur me anë të dymbëdhjetë argumenteve të sakta, kurse në "Fjalën e Njëzetenëntë", akoma më mirë theksohet.
Fjala më e drejtë dhe gojtaria më e përsosur është fjala e All-llahut, Zotëruesit të Madhështisë së Gjithëdijshme”.
Me argumentet e Tij, Kur’ani në mënyrë domethënëse dhe të padyshimtë, shënon dhe vërteton ato që thamë. Nuk ka nevojë për të vazhduar më gjatë. Zakonisht edhe në të tjera "Fjalë" dhe në temën e xhennetit në gjuhën arabe, në "Pozitën e dytë” të "Fjalës së Njëzetetetë" dhe të "Njëzetenëntë", kemi paraqitur argumente të shumta.
Tani do të fillojmë t’i rradhisim shenjat:
E para: Ushqimet e shijshme dhe frutat e bukura që ke ngrënë për All-llahun xh.sh., në bazë të argumenteve të Kur’anit, në botën tjetër, në xhennetin e lumtur edhe më mirë do të kënaqesh për ato falenderime që ke bërë këtu. Me një oreks më të madh do të shijosh dhe do të kënaqesh prej tyre. Në këtë botë për mirësitë që ke thënë: "Elhamdulil-lah!", ato falenderime në atë jetë do të paraqiten si fruta të xhennetit, dhe në këtë botë që ke thënë “Elhamdulil-lah”, përballë këtij falemderimi, atje ke për të ngrënë si fruta “Elhamdulil-lahët”. Me shenja të Kur’anit dhe me transmetime të haditheve të Pejgamberit (a.s.), theksohet se këtu duke ngrënë prej Mirësive të All-llahut xh.sh., pse ke kujtuar Bamirësinë Hyjnore dhe Dhuratën e Mëshirës së Tij, këto falenderime shpirtërore atje ty do të paraqiten si mirësi tepër të shijshme.