Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 95
(1-102)

Një pjesë nga "Shkëlqimi i Shtatëmbëdhjetë”

PJESA E DYMBËDHJETË

O ju shokët e mi që po i lexoni këta shkrime!

Ta dini se unë jashta traditës, të gjitha lutjet e zemrës, i nxora nga skuta e fshehtë dhe i shkrova, për shkak se kur vdekja të ma shuajë gjuhën, në vend të saj All-llahu xh.sh. të më pranojë lutjet e librit. Pendimet e gjuhës së përkohshme, me moshën e tyre të shkurtër nuk mund t’u bëjnë ballë mëkateve të mia të panumërta. Meqenëse libri qëndron gjatë, dhe vazhdon jetën më tepër se sa gjuha, unë preferova atë.

Para trembëdhjetë vjetësh (1), kur në përfundim të stuhive shpirtërore, të qeshurit e Saidit të “Vjetër” u shndërruan në vajtimin e Saidit të “ri” në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova nga gjumi i pakujdesshëm i saj, këtë lutje e shkrova në gjuhën arabe: Kuptimi i një pjese të saj është i tillë:

"O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me keqdashjet e mia, m’u zhduk dhe m’u shua mosha dhe rinia. Si rezultat i rinisë dhe moshës time, më kanë mbetur në duar mëkatet që më shqetësojnë. Hidhërimet që më poshtërojnë dhe imagjinata që më nxjerr nga rruga, nën këtë barrë të rëndë, me zemër të sëmurë dhe me fytyrë të turpëruar, pak nga pak po i afrohem varrit.

Nuk ka ze