Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 2
(1-79)
(FRUTAT)
ARGUMENTET E BESIMIT

1)“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Për këtë mbeti në burg disa vjet.”

Përmes këtij ajeti kuptohet se Jusufi Alejhisselam, është i pari i të burgosurve. Veç kësaj ajeti tregon se burgjet janë edhe një shkollë për të burgosurit. Është e ditur se nxënësit e Risale-i Nurit janë burgosur në dy grupe të mëdha. Nga ky lloj burgu duhet të nxjerrim mësim dhe të përfitojmë. Nga këto shkolla-burg, secili mund të marrë një farë edukimi të nevojshëm. Kjo gjë bëhet e dukshme kur ne duke lexuar këto libra brilantë, Risale-i Nur, mësojmë shumë për vete dhe i ndihmojmë edhe të tjerët të përfitojnë nëpërmjet nesh, nga Risale-i Nur. Ne do të paraqesim pesë apo gjashtë çështje:

E para

Siç është treguar në "Fjalën e katërt", Krijuesi ynë, prej kapitalit të jetës, na ka dhënë çdo ditë 24 orë për të përmbushur nevojat e saj. Në qoftë se ti këto njëzetekatër orë i shpenzon vetëm për kënaqësi të përkohshme, duhet ta kuptosh se je duke bërë një gabim të rëndë, bile edhe më keq akoma, ti po bën një çmenduri të madhe. Në qoftë se ti ndan vetëm një orë të ditës, për të falur pesë kohët e namazit, atëhere çdo orë e fatkeqësisë së burgut shndërrohet në një ditë adhurimi. Një orë e përkohshme shumëfishohet sa mijëra orë të përjetshme dhe e pakëson ankthin e zemrës së bashku me pesimizmin, duke merituar faljen e gabimeve, që është bërë shkak i burgosjes tënde. Në këtë mënyrë arsyeja e burgosjes që është edukimi, merr plotësisht funksionin që ka. Ky është një mësim dhe provim dobiprurës, rezultati i të cilit del në shesh më mirë, atëhere kur me shokët e burgut e kalon kohën duke lexuar Risale-i Nur dhe duke bërë adhurim. Vetëm kështu do ta kuptosh se sa e rëndësishme është një bisedë e bukur dhe sa ngushëllim i thellë është për të burgosurin.

Nuk ka ze